• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

by A. Q
09/10/2026 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave në Greqi ka urdhëruar ngrirjen e të gjitha pasurive të dy mjekëve që janë lënë në paraburgim në kuadër të hetimeve për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis.

Sipas mediave greke, urdhri është lëshuar nga kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, Charalambos Vourliotis, ish-zëvendësprokuror i Gjykatës së Lartë, dhe i është përcjellë Prokurorisë.

Masa përfshin të gjitha asetet e dy mjekëve, mes tyre edhe një kasafortë bankare që ata mbanin në një bankë në zonën e Kolonakit, pranë klinikës së tyre. Autoriteti ka dhënë gjithashtu pëlqimin paraprak për hapjen e kasafortës dhe sekuestrimin e përmbajtjes së saj.

Në kuadër të hetimeve, janë dërguar kërkesa edhe në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme dhe pranë kompanive të sigurimeve, me qëllim identifikimin e pronave dhe verifikimin nëse dy mjekët zotërojnë produkte investimi në emrat e tyre. Çdo pasuri që do të identifikohet do t’i nënshtrohet sekuestrimit.

Përveç hetimeve që lidhen me vdekjen e këngëtarit, Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave po shqyrton edhe dyshime për katër vepra të tjera penale: mashtrim, ushtrim të paligjshëm të profesionit të mjekut, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Gjetjet e hetimit financiar dhe raporti përfundimtar pritet t’i përcillen prokurorit për veprime të mëtejshme ligjore.

Next Post
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com