• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

by A. Q
09/10/2026 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka prezantuar sot (9 tetor) nismën për reformimin e sistemit të vlerësimit dhe zhvillimit të karrierës në administratën publike, duke theksuar nevojën për një mekanizëm që identifikon kontributin individual, vlerëson performancën dhe garanton që avancimi në karrierë të bazohet te merita.

Gjatë fjalës së saj, Pirdeni u ndal te problematikat që lidhen me mënyrën se si vlerësohen punonjësit e administratës publike, duke iu referuar edhe gjetjeve të Anketës Kombëtare të Shërbimit Publik. Sipas ministres, rezultatet e anketës evidentojnë shqetësime mbi aftësinë e sistemit për të dalluar punën cilësore nga performanca e zakonshme, si dhe për të identifikuar në kohë potencialin e punonjësve.

“Puna shumë e mirë shpeshherë nuk dallohet nga puna e zakonshme dhe e dobët dhe potenciali nuk identifikohet shpeshherë në kohë ose shpeshherë zhvlerësohet në kohë. Ndërsa pozicioni drejtues jo domosdoshmërisht është tregues për cilësinë e drejtimit. Këtë e thonë një pjesë e kolegëve të administratës publike që kanë qenë pjesë e Anketës Kombëtare të Shërbimit Publik”, u shpreh Pirdeni.

Ministrja theksoi se një pjesë e punonjësve kanë shprehur shqetësime të rëndësishme për mënyrën se si kryhet vlerësimi nga drejtuesit, duke nënvizuar se këto problematika kërkojnë ndërhyrje që shkojnë përtej ndryshimeve formale të rregullave dhe procedurave ekzistuese.

“Një pjesë e tyre kanë shprehur shqetësim thelbësor mbi mënyrën si vlerësimi kryhet nga lidershipi. Kjo na kërkon të shohim përtej rregullave dhe sistemit, dhe kërkon të ndërtojmë një sistem që dallon kontributin individual, i jep peshë performancës dhe e lidh qartë ngritjen në karrierë në shkallët e administratës me meritën”, deklaroi ministrja.

Pirdeni bëri të ditur se reforma synon të prekë të gjithë ciklin e karrierës së punonjësve të administratës publike, duke krijuar një qasje më të qartë dhe më të matshme për vlerësimin e rezultateve në punë dhe mundësitë e zhvillimit profesional. Duke u ndalur te mënyra se si do të zbatohet nisma, ministrja theksoi se sfida kryesore është kthimi i parimit të meritës në një praktikë konkrete, përmes mekanizmave që garantojnë një proces vlerësimi të drejtë dhe të zbatueshëm.

“Sfida jonë sot, prova e së vërtetës për meritën brenda sistemit”, u shpreh Pirdeni, duke nënvizuar rëndësinë e reformës për funksionimin e administratës publike.

Sipas saj, iniciativa reformuese mbështetet në dy boshte kryesore: atë strukturor, që përcakton se si dhe ku matet merita, dhe atë operacional e digjital, që synon të krijojë instrumentet e nevojshme për zbatimin praktik të një sistemi të drejtë vlerësimi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron ngjarjen, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron ngjarjen, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

November 24, 2026
Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

November 24, 2026
Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

November 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

November 24, 2026
“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

November 24, 2026
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

November 24, 2026
Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

November 24, 2026
Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

November 24, 2026
VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

November 24, 2026
Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In