• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

by A. Q
09/10/2026 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eda Grimçi, kryetare e degës së Partisë Demokratike, njësia 9 në Tiranë, njëherësh edhe anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, tregoi pse, sipas saj, “pjesëmarrja e qytetarëve la shumë për të dëshiruar” në protestën e djeshme kundër Reformës Territoriale.

“Orari, 10:00 e paradites, është në disfavor pasi demokratët nuk punojnë në shtet. Kur punon në shtet të vjen urdhri politik dhe duhet të marrësh pjesë në protestë. Është vështirë të marrësh leje te kompania private për të shkuar në protestë. Jo vetëm kjo, po është edhe fakti që nuk ishte protestë politike. Demokratët janë njerëz politikë, të cilët motivohen kur protesta bëhet me logon e tyre, me kauzat e tyre. Patjetër që opozita ka kauzë çdo shqetësim të qytetarëve dhe Reforma Territoriale është shqetësim, por kauzë e drejtpërdrejtë është për ata që preken nga shkrirja e bashkive. Po ta shikojmë, aty kishte qytetarë nga dy bashki dhe pankartën për Divjakën po e mbanin demokratët e Lushnjes. Ishin nja 15 vetë që po protestonin për Divjakën. Pra, në 300 mijë qytetarë që po u shkrihen bashkitë, ku kryeson PS-ja, nuk pati asnjë qytetar. Nëse kjo nuk është kauzë e këtyre 300 mijë qytetarëve, pse duhet të jetë kauzë për qytetarët e Tiranës? Ata nuk çohen për veten e vet. Po të heqin shërbimet, vendin e punës, a nuk është mjaftueshëm për t’u ngritur? Por, ata janë kërcënuar të mos guxojnë të paraqiten në protestë”, tha Grimçi për A2CNN.

Kur iu vu në dukje se shumë prej tyre kanë djegur teserat e Partisë Socialiste, Grimçi mori shembullin e Erion Braçes.

“A e dëgjuat dje Braçen? Thërriste dhe proklamonte të drejtat e qytetarëve, duke bërë kreun e opozitës së qeverisë brenda partisë së tij, dhe pastaj votoi si kone kundër asaj për të cilën u çorr. Kur kërcënohet Erion Braçe dhe nuk mbajnë dot presionin e Edi Ramës, mos të flasim pastaj për këta që dogjën teserat. Ata janë thirrur një nga një dhe u është thënë të mos guxojnë më. Të gjithë bëjnë atë që do Edi Rama dhe kjo u provua katërcipërisht”, u shpreh Eda Grimçi.

Në lidhje me tensionet në protestë, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh:

“U përdor gaz me piper dhe 9 protestues përfunduan në spital. Nuk kishte ndodhur më parë që 9 protestues të shkonin në spital. Pastaj, erdhi FNSH duke shtyrë e goditur qytetarët. Çfarë ndodhi që të përdorej kjo dhunë? Qëllimi ishte vetëm frikësimi. U dhunuan edhe kryetarë bashkie. Deputetët nuk lejoheshin të ktheheshin nëpër Parlament, pasi shkuan për të takuar qytetarët”.

Next Post
Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
Qëlloi me armë bashkëshorten, burri sapo kishte lënë qelinë, ishte dënuar për dhunë në familje

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

October 9, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

Pas skandalit në Dervician, hiqet portreti i Napolon Zervës, ishte ekspozuar në Dropull! Reagon ashpër Shoqata e Çamërisë: Provokim i rëndë

October 9, 2026
E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

October 9, 2026
Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

October 9, 2026
Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

October 9, 2026
“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

October 9, 2026
Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

October 9, 2026
Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

October 9, 2026
“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com