• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

by A. Q
09/10/2026 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka zhvilluar një takim me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit për të diskutuar mbi hapat e ndërmarrë dhe nevojat që kërkojnë zgjidhje.

Bashkëbisedimi u përqendrua te përmirësimi i diagnostikimit të hershëm, lehtësimi i aksesit në shërbime të specializuara dhe krijimi i një sistemi më të koordinuar mbështetjeje për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Spahiu tha:

“Mes hapave të ndërmarrë është hartimi i projekturdhrit për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Nevojat e Fëmijëve dhe të Rinjve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit, si dhe draft urdhrit për krijimin e Rrjetit Kombëtar të Koordinatorëve të Rastit. Ky rrjet synon t’u mundësojë familjeve orientim më të qartë dhe mbështetje të koordinuar, në mënyrë që të mos përballen të vetme me procedurat dhe institucionet.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet përmirësimit të protokolleve të depistimit, diagnostikimit dhe referimit të hershëm, si dhe standardizimit të praktikave për fëmijët e moshës 0–6 vjeç. Në fokus është edhe përshtatja e ushqyerjes në çerdhe dhe kopshte për fëmijët me nevoja specifike.

Paralelisht, po punohet për zgjerimin e shërbimeve të specializuara, forcimin e psikiatrisë infantile në spitalet rajonale, zgjerimin e Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor dhe përmirësimin e shërbimeve EEG e të kujdesit dentar. Në këtë kuadër, parashikohet edhe ngritja e një kabineti pilot të kujdesit dentar në Elbasan, si dhe krijimi i një qendre për neurodiversitetin.

Një tjetër hap është mbështetja për organizimin dhe funksionalizimin e organizatës së prindërve, në bashkëpunim me Ndihmën Juridike Falas, në mënyrë që familjet të kenë një zë më të fortë në përfaqësimin e nevojave dhe shqetësimeve të tyre.

Mbështetja për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët. Qëllimi është që shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore të funksionojnë më të lidhura me njëra-tjetrën, duke u dhënë fëmijëve më shumë mundësi dhe familjeve më shumë mbështetje në çdo fazë të rrugëtimit të tyre”.

Next Post
“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com