• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U kap për drogë, por kishte çaj/ Rama pas arrestimit të piktorit shqiptar në Angli: Si do reagonte Sunak nëse…

by
01/04/2023 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që u publikua në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mbajt për 15 orë në qeli pasi efektivët britanikë ngatërruan çajin e malit me marjuanë. Rama shkruan se kjo është një situatë dëshpëruese dhe se ‘persekutorët’ e piktorit Agim Agaj duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në postimin në ‘Twitter’, Rama i ka bërë tag edhe kryeministrit britanik, Rishi Sunak, ndërsa ngre pyetjen se si do reagonte ai nëse një shtetas britanik do të përballej me një situatë të tillë në vendin tonë. Rama ka publikuar postimin e një avokati shqiptar në Britani, Andi Hoxhaj që kishte ndarë lajmin e arrestimit të piktorit shqiptar Agim Agaj pasi policia kishte ngatërruar çajin me lëndët narkotike.

“Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në ky vend i madh. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?

Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do të përballej nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!

“Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani, ndërsa Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, shkroi Rama në Twitter.

/e.d

Next Post
Veliaj uron Krishtlindjet: E paçi zemrën dhe familjen gjithnjë të mbushur me shumë dashuri

Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In