• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

by A R
07/04/2026 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, analizoi sfidat ekonomike me të cilat po përballet Shqipëria si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Gjatë emisionit “Trialog“ në RTSH, Denaj theksoi se qeveria shqiptare ka dëshmuar vullnetin për të mbrojtur konsumatorin dhe stabilitetin makroekonomik, ashtu siç bëri gjatë pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Sipas saj, përvoja e viteve të fundit ka treguar se krizat globale kërkojnë ndërhyrje të matura që nuk cenojnë strukturën e buxhetit të shtetit.

Mësimet nga krizat e kaluara

Denaj solli në vëmendje vitin 2020 dhe fillimin e luftës në Ukrainë si momente ku qeverisë iu desh të vepronte në kushte pasigurie totale.

“Edhe në 2020 asnjë nuk e llogariti se do mbyllej vendi për 3 muaj. Patëm problem edhe gjatë luftës në Ukrainë, ku u dëshmua rritje të çmimit të energjisë dhe karburanteve. Qeveria mori masa, duke mos rritur çmimin e energjisë, madje duke e ulur,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se pavarësisht krizave, vendi shënoi rritje të të ardhurave.

Masat aktuale për konfliktin në Lindjen e Mesme

Lidhur me situatën e re të krijuar nga lufta në Iran dhe bllokimet në Lindjen e Mesme, Denaj konfirmoi se hapat e parë ligjorë tashmë janë ndërmarrë duke nisur nga ulja e akcizës.

„Akti normativ ka hyrë në fuqi dhe parashikon uljen me 20% të akcizës për një tavan të caktuar. Bordi i Transparencës: Është ringritur ky mekanizëm për të monitoruar çmimet pa ndërhyrë dhunshëm në tregun e lirë.“, tha ajo.

Stabiliteti i buxhetit dhe paketa fiskale

Kryetarja e komisionit u shfaq e prerë kundër kërkesave për ndryshime rrënjësore në paketën fiskale, duke mbrojtur qëndrueshmërinë e financave publike.

“Është e lehtë të thuhet që të ndërhyhet në paketën fiskale, por nuk është aq e lehtë. Ka 20 vite që është kjo strukturë dhe të ndërhysh është e gabuar. Duhet parë stabiliteti makroekonomik i vendit,” argumentoi Denaj. Ajo shtoi se buxheti i shtetit nuk mund të ndryshojë strukturë për çdo krizë që shfaqet, pasi kjo do të rrezikonte të ardhmen financiare të vendit.

Në mbyllje, Denaj pranoi se shenjat e para të rritjes së çmimeve janë ndjerë, por siguroi se qeveria po monitoron situatën hap pas hapi. “Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje të tjera do të bëhen, por nuk mund të parashikohen të gjitha masat menjëherë,” përfundoi ajo.

Next Post
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In