• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

by Blendi Kajsiu
07/04/2026 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Ekiziston një ide e konsoliduar në rrethet opozitare se ata që denoncojnë Berishën apo berishizmin si fenomen politik çojnë ujë te burimi i pushtetit. Ndonëse idea është promovuar nga berishistët ka diçka të vërtetë në të.

Një pjesë e mirë e zëdhënësve të pushtetit e përdorin berishizmin si gogol për të justifikuar sundimin e Ramës. Ndaj nuk janë të paktë ata që argumentojnë se “opozita” e opozitës është justifikim i pushtetit, duke supozuar kështu se ekzistojnë dy forca kontradiktore, pushteti dhe opozita.

Problemi është se opozita berishiste dhe qeverisja Rama janë dy koka që ushqehen nga i njëjti fenomen dhe jo dy dukuri të kundërta apo në përplasje. Pavarësisht përplasjeve personale në stil, rehtorikë dhe sjellje mes Berishës dhe Ramës, ata nuk ofrojnë as qeverisje, as vizion dhe as lidership sepse, sikurse vëren me të drejtë kolegu Mustafa Nano, ata dinë vetëm sundojnë.

Janë dy anë të së njëjtës medalje. Ndaj është sa e pamundur aq edhe e panderëshme të denoncosh berishizmin pa denoncuar sundimin e Ramës në PS dhe në shtet nëpërmjet privatizimit dhe personalizimit të pushtetit publik.

Ashtu sikurse është hipokrizi të vësh kujën për asfiksimin e demokracisë sonë nga Rama pa denoncuar ekzekutimin publik që Berisha po i bën asaj në Partinë Demokratike. Normalizimi i asaj që po ndodh sot në PD është legjitimimi i një standarti politik që betonizon Ramën në pushtet duke përjetësuar berishizmin në opozitë.

Përtej çdo standarti dhe cipe minimale politike Berisha pretendon të rizgjidhet në krye të PD-së jo vetëm në kundërshtim me nenin Basha që ai vetë e vuri në statut, por edhe pa asnjë kandidat përballë, qoftë edhe formal.

Sikurse e ka shtjelluar qartë kolegia Desada Metaj, që e njeh PD-në shumë më mirë se unë, ky është një nivel kaq i ulët edhe për standartin mjeran të garës politike brenda PD-së, saqë përbën një shkelje të pastër ligjore që mund të korrigjohet vetëm në gjykatë.

Manipulimi i zgjedhjeve brenda kësaj partie është pranuar prej kohësh, madje edhe publikisht nga eksponentë të lartë të saj. Por sot nuk bëhet fjalë vetëm për manipulimin e garës, por për eleminimin tërësor të saj.

Ata që synojnë të përballen me Berishën, që sipas statusit as nuk duhet të figuronte në garë, sot po përjashtohen nga partia. Pra Berisha ka kalur nga zgjedhja në krye të PD-së përmes një procesi elektoral të manipuluar tek vetë-emërimi si kryetar i saj.

Kryetari Berisha emëron Berishën kryetar, në një parti që gjithnjë e më tepër është e Berishës, prej Berishës dhe për Berishën. Ashtu sikurse PS-ja dhe pushteti i saj sot është i Ramës, prej Ramës dhe për Ramën.

Në të dyja rastet kemi të bëjmë me priviatizimin flagrant të pushtetit publik nga kryetari. Janë dy fenomene identike, edhe pse njëri në opozitë dhe tjetri në pushtet, që legjitimohen në mënyrë reciproke.

Funksioni i Berishizmit është ulja e vazhdueshme e standartit politik në mënyrë që pushteti ta kalojë atë me sy mbyllur. Pikërisht kur fillon një kritikë publike ndaj diktaturës politike në PS që e ka transformuar atë në një kazermë politike ku ka më pak debat se tek PD-ja, berishizmi eleminon tërësisht garën politike brenda partisë më të madhe opozitare, qoftë edhe si farsë.

Është e njëjta llogjikë që operon përballë SPAK-ut. Pavarësisht se Rama i ka shpallur luftë SPAK-ut sepse ky institucion i ka hapur petët e lakrorit në nivelet më të larta të qeverisjes së tij, ky fakt zbehet përballë fushatës anti-SPAK të Berishës që premtoi mbylljen e SPAK-ut pasi denoncoi Dumanin si kriminel.

Pra funksioni i opozitës berishiste është ulja e vazhdueshme e standartit politik përballë degradimit të qeverisjes Rama. Në këtë kuadër duhet kuptuar edhe standarti i ri politik që po vendos berishizmi në PD duke kaluar nga zgjedhja, qoftë edhe formale, tek emërimi i kryetarit të PD-së nga kryetari i PD-së.

Është një tjetër frymëmarrje politike që Berisha i ofron Ramës sot kur qeveria e tij është më e delegjitimuar se kurrë. Pak rëndësi ka nëse diçka e tillë është e qëllimëshme, e koordinuar, apo nëse Berisha e bën për hallet e veta dhe të kalamajëve. Rëndësi ka rezultati.

Natyrisht që edhe Rama nuk i mbetet borxhli berishizmit. Standarti qeverisës që ai po ofron, nivelet e korrupsionit dhe të kapjes së shtetit, penetrimi i krimit të organizuar, tashmë konkurrojnë edhe qeveritë më të shëmtuara të berishizmit.

Kaq mjafton që një pjesë e mirë e popullit opozitar të kujtoj me mall standartin “e lartë” të qeverisjes Berisha ku ministrja virtuale anti-korrupsion nuk ishte produkt i një agjencie të kapur nga korrupsioni dhe ndoshta edhe krimi.

Kemi të bëjmë me një garë politike mes pushtetit dhe opozitës se kush e ul më shumë stekën për të legjitimuar palën tjetër. Berishizmi është kampion në uljen e standartit politik. Ai rizgjedh në krye të PD-së për katër vitet e ardhëshme kryetarin 82 vjeçar që e udhëhoqi në humbjen më të thellë në historinë e saj, në kundërshtim me statusin që po ky kryetar vetë aprovoi dhe pa asnjë konkurrencë, qoftë edhe formale.

Ndërkohë që qeveria Rama ka fituar përparësi të dukshme në zhytjen e standartit qeverisës dhe shtet formues. Pas zëvendësimit të Partisë Socialiste, të pushtetit vendor, të administratës publike, të Parlamentit dhe të Këshillit të Ministrave me egon e tij, Rama ka vendosur ta riformatojë pushtetin e tij në funksion të mbrojtjes së Ballukut, pas përfshirjes së saj në një nga skandalet më të mëdha të qeverisjes aktuale.

Kështu secila palë i ofron palës tjetër gogolin e nevojëshëm për të mbajtur bashkë militantët gjithnjë e më të zhgënjyer me liderat e tyre. Berisha dhe berishizmi është gogoli i dobishëm gjithnjë në lartësinë e duhur për të mobilizuar elektoratin socialist dhe për ta neveritur dhe dekurajuar elektoratin gri. Kështu konsolidon Ramën në pushtet.

Rama është gogoli i kapjes së shtetit, i kriminalizimit të pushtetit dhe i arrogancës qeverisëse që mobilizon elektoratin berishist, dekurajon pjesmarrjen në zgjedhje të elektoratit gri dhe i garanton Berishës postin e përjetëshëm si kryetar i opozitës kryesore.

Është një simbiozë politike që riprodhon statu quo-në duke reduktuar dhe dekurajuar votuesit jo vetëm politikisht por edhe fizikisht. Zbrazja e Shqipërisë nga popullësia aktive, nga rinia, nga truri dhe intelektualët është arritja politike më monumentale e dyshes Rama-Berisha, që e mban në këmbë këtë binom.

Shqiptarët largohen sepse një ekosistem mediatik, politik dhe ekonomik i thotë atyre vazhdimisht se midis të keqes në pushtet dhe asaj në opozitë janë të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël. Ndaj i gjithë debati publik fokusohet te përcaktimi i të keqes më të vogël që duhet të zgjedhin qytetarët.

Ndërkohë shumica e votuesve e di shumë mirë se një e zgjedhje e tillë nuk ekziston, sepse nuk janë dy por një e keqe e vetme. Berishizmi në opozitë dhe berishizmi në pushtet janë pjesë e të njëjtit fenomen politik, pavarësisht ngjyrimeve apo personaliteteve të ndryshme në të cilat ai trupëzohet.

Ndaj denoncimi i asaj që po ndodh sot në PD, si privatizimi i hapur i një pushteti politik që është, dhe duhet të mbetet publik është parakusht për denoncimin e asaj që po ndodh me pushtetin e PS-së që tashmë është privatizuar nga Rama.

Denoncimi i korruptimit të pushtetit aktual pa denoncuar degjenerimin e standartit politik që po ndodh në opozitë është po aq hipokrit sa denoncimi i berishizmit që injoron privatizimin e PS-së, të qeverisjes dhe të shtetit shqiptar në duart e Edi Ramës.

Në të dyja rastet denoncimi i shërben varrmihësve të demokracisë sonë dhe jo forcimit të standarteve të saj.

Next Post
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Minoriteti grek urë miqësie”, Dendias reagon pas takimeve me Ramën dhe Nufin në Tiranë

“Minoriteti grek urë miqësie”, Dendias reagon pas takimeve me Ramën dhe Nufin në Tiranë

May 25, 2026
Celulari i Trump mund të mos prodhohet kurrë! Rreth 600 mijë klientë në panik. Paguan nga 100$ depozita dhe…

CNN ngre alarmin: Ja pse marrëveshja e re e Trump me Iranin mund të jetë më përçarëse se vetë lufta!

May 25, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pritet marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, zbardhet përmbajtja e draftit

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pritet marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, zbardhet përmbajtja e draftit

May 25, 2026
Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV! Organizatorët tregojnë se çfarë pritet të ndodhë nesër 

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV! Organizatorët tregojnë se çfarë pritet të ndodhë nesër 

May 25, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Berisha nuk humbet kurrë, socialistët në heshtje thonë…”, Ngjela ironizon zgjedhjet në PD

May 25, 2026
TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

May 25, 2026
Spahia: Objektivi i PD-së është largimi i Ramës, me të nuk ka zgjedhje të lira

Spahia: Objektivi i PD-së është largimi i Ramës, me të nuk ka zgjedhje të lira

May 25, 2026
“Shteti shihet te mjekët dhe infermierët”, Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: Numri i turistëve është sfidues!

“Shteti shihet te mjekët dhe infermierët”, Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: Numri i turistëve është sfidues!

May 25, 2026
Vendim 5 me 3 në Kushtetuese në favor të Veliajt/ Çështja e masës së arrestit rikthehet në Gjykatën e Lartë

Vendim 5 me 3 në Kushtetuese në favor të Veliajt/ Çështja e masës së arrestit rikthehet në Gjykatën e Lartë

May 25, 2026
Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Nufi: Shqipëria dhe Greqia do të forcojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Nufi: Shqipëria dhe Greqia do të forcojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In