• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tsipras: Sakrifikova për një të ardhme më të mirë të Greqisë

by
27/08/2015 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tsipras: Sakrifikova për një të ardhme më të mirë të Greqisë

Në një intervistë për televizionin privat ALPHA, disa orë para se të largohet nga posti i kryeministrit, për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka dhënë shpjegime për gjithë zhvillimet e fundit në Greqi, për negociatat me huadhënësit, ministrat e tij, por edhe për përçarjen e partisë së tij.

Përsa i përket negociatave shumëmujore për të cilat kritikohet nga opozita, Tsipras ka përshkruar orët e fundit dramatike të bisedimeve me kancelaren Merkel.

“Jam krenar që nuk çova vendin tek dhrahmia sepse kjo do të ishte vetëvrasje. Pas 17 orë në betejë, kisha një dilemë vendimtare, të ikja, siç ma thoshte edhe zemra, dhe të kthehesha si hero në Greqi, por ditën tjetër do të përballesha me një krizë pa precedent, me banka të shkatërruara dhe ndoshta me mundësinë e një lufte civile në vend. Ndaj pranova koston politike dhe të ardhmen më të mirë të 11 milionë grekëve”, u shpreh Tsipras.

“Dhrahmia nuk është as alternativë e majtë dhe as revolucionare, dhe kur ish-ministri i financave Varoufakis më bëri të ditur planin Schaeuble për dalje të kontrolluar të Greqisë nga euro, kuptova se plani alternativ ishte plani i kundërshtarëve tanë. “Jo”-në në një marrëveshje të keqe e bëra “po” në një marreveshje me probleme, por me të ardhme, që na jep edhe mundësinë e ristrukturimit të borxhit”, ka theksuar kryeministri në largim.

Më tej, ai deklaroi: “Memorandumi i parë i ndihmës që solli PASOK-u kishte masa me kosto 40 miliardë euro për popullin, i dyti që sollën Demokracia e Re dhe PASOK kishte masa me vlerë 25 miliardë euro, kurse paketa e tretë që negociuam ne, përmban masa vetëm prej 9.7 miliardë eurosh. Ndaj, i bëj thirrje popullit të gjykojë, në zgjedhjet e reja për marrëveshjen me kreditorët që nënshkruam në 12 korrik, pasi mandati që mora në 25 janar i tejkaloi kufijtë e tij”.

Tsipras gjithashtu ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për përçarjen e grupit parlamentar të Syrizës, duke shigjetuar deputetët që u larguan kur ai kërkoi zgjedhje të reja dhe jo kur solli marrëveshjen për votim në Parlament. Ai ka lavdëruar punën e ministrit të Financave, Efklidis Tsakalotos, ndërsa për ish-ministrin Varoufakis ka deklaruar se në vazhdën e negociatave, filloi të humbte besueshmërinë e tij.

Përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve të reja, Tsipras ka thënë se synon të marrë shumicën, por nëse kjo është margjinale, pra nëse siguron vetëm 151 nga 300 vendet në Parlament, atëherë do të bashkëpunojë përsëri me partinë e vogël të djathtë Grekët e Pavarur. Por ai ka theksuar se kurrë nuk do të fuste nga dritarja në koalicionin qeveritar partitë tradicionale që sollën shkatërrimin e vendit si Demokracia e Re, PASOK apo edhe partia Lumi. “Kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk marrim shumicën dhe duhet krijuar një qeveri, por unë nuk do të jem në krye të saj”, ka thënë ai.

Next Post

BB, 32 milionë dollarë për shërbimet publike në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

September 18, 2026
Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

September 18, 2026
Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com