Nga Mero Baze
Deri më sot, gjithë debati mbi dështimin e Reformës në Drejtësi ka qenë i fokusuar tek ngrehina institucionale e saj, roli shantazhues i SPAK-ut mbi gjykatat, harta e keqe gjyqësore që ka shumëfishuar stokun e dosjeve dhe vuajtjet e njerëzve për të marrë drejtësi, si dhe mungesa e një institucioni mbikëqyrës eficient, që duhet të bënte punën që nuk e bën ILD-ja.
Por debati që hapi çështja e pagave të magjistratëve, vetëgjyqësia e tyre, duke e trajtuar buxhetin e shtetit si një dyqan që merret me vetëshërbim, dhe, akoma më keq, beteja gjyqësore që bëjnë për veten e tyre, në konflikt të plotë interesi dhe në shkelje të ligjit të Thesarit në Shqipëri, tregon se, edhe sikur të gjitha gjërat e Reformës në Drejtësi t’i kishim në rregull, ne nuk kemi gjykatës dhe prokurorë.
SPAK-u shkoi dje dhe mori dokumentet në zyrat e Thesarit të Shtetit, për të futur nën terror punonjësit dhe për të treguar se qeveria nuk duhet të guxojë të hyjë në luftë me Republikën e Prokurorëve.
Një sërë gjyqtarësh kokoroçë, dikush si djali i Kim Jong-ut e dikush si djali i Trumpit, kërcënojnë sikur të kenë në dorë armë bërthamore kundër qeverisë, nëse ata nuk marrin aq lekë sa duan vetë dhe jo aq sa ka miratuar Parlamenti.
Për herë të parë Shqipëria, por ndoshta edhe bota, po shikon një përleshje primitive të Republikës së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve me Republikën e Shqipërisë, për t’i treguar kësaj të fundit se republika e vërtetë janë ata.
Ata që vonojnë një proces gjyqësor 15 vjet, nuk pritën dot 15 ditë që Parlamenti të miratonte, siç e miratoi dje, ligjin për pagat, por shpallën një ligj të tyre dhe vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e tij.
Dhe, më keq akoma, vazhdojnë të kërcënojnë, në emër të pushtetit të tyre, pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe institucionin e Presidentit të Republikës.
E gjithë kjo të sjell zorrët në fyt, jo për pasojat që do të ketë konflikti, por për faktin që ti më në fund shikon se tek kush ke shpresuar ta bëjë Reformën në Drejtësi.
Do të mjaftonte ky rast që të gjithë të kuptonin se, edhe sikur të kishim bërë reformën më të mirë në botë, ne përsëri do të kishim dështuar, pasi do t’ua linim në duar po këtyre.
Shikoni si shkelin me këmbë çdo ligj të Republikës dhe çdo standard kushtetues në vend, vetëm për pagat e tyre. Që, në fakt, shumica e tyre nuk e kanë ditur kurrë sa i kanë pasur.












Këta pisa magistratë, këta xhepista ordinerë, këta rrugaçë rruge (me plotë gojën) janë të barasvlefshëm me atë barcaletën që tregonin për një doganier në vaktin e Sali Berishes kryeminister, që kur i thanë shko e merr rrogën, se ke tre muaj pa e marrë, dhe Ai, me naivitet prej “budalli”, dha përgjigjen epike, PSE PASKA EDHE RROGË NË KËTË PUNË ?
Kështu edhe magjistricët tanë….
Punë HIÇ, rrogën e duan të madhe e të madhe, sa do tu ngecë në fyt i gjithë kjo makutëri, duke filluar mga Sokol Sadushi, e tatëpjetë e gjithë struktura e magistricëve…
Nje nga dobesit kryesore te reformes ne drejtesi eshte menyra se si dhe kush do te kontrolloje gjykatesit dhe prokuroret kur veprojne ne shkelje te ligjit! Eshte ILD por deri me tani vec ka pare dhe nuk ka vepruat dhe kemi KLGJ dhe KLP qe dhe ne tastet kur ILD kavepruar nuk kane pranuar te ndeshkojne shkrledit Sa per votimin ne kuvend te ligjit mbi pagat e sistemit te drejtesise nuk ka GJK ta hedhi poshte se votimi i te zgjedhurve nga sovrani nuk mund te hidhet poshte nga gjygjtare te emeryar . Per mua sistemi amerikan e zgjefhhes se prokuroreve dhe gjykatesve direkt nga populli eshte me demokratiku dhe i hep force sovranit
Mirë e ke ti o Lekë, por deri sa të bëhet kështu siç mendoni ju (që do të ishte ideale), do të ikin edhe nja 30 vjet.
Na lindën fëmijët në demokraci, u rritën, i martuam, u bënë me fëmijë dhe Sali Berisha akoma na del në TV.
Kemi mbi 30 vjet që na është mërzitur ky tranzicion si puna e gruas me barrë që nuk lind kurrë.
Jemi komplet si vënd, vetëm NJË DËSHTIM.