• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

by A R
18/09/2026 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën 44-vjeçares shqiptare Lavdije Istrefi mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, pranë Venedikut. E ndjera, nënë e tre fëmijëve, u përplas për vdekje nga një mjet për grumbullimin e mbetjeve ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kryqëzimin që lidhet me rrugën “Via Paolo VI”. Sipas të dhënave të para nga autoritetet vendase, kamioni i tonazhit të rëndë po kryente një kthesë djathtas në momentin kur mori përpara 44-vjeçaren. Dyshohet se shkak për përplasjen fatale është bërë fushëpamja e kufizuar e drejtuesit të mjetit nga pasqyrat retrovizore.

Vajza e mitur e viktimës kishte arritur të kalonte në anën tjetër të rrugës sekonda përpara përplasjes dhe nuk ka pësuar dëmtime fizike, por ndodhet në gjendje të rëndë shoku psikologjik pasi meqenëse ishte dëshmitare e ngjarjes.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat zjarrfikëse, të cilave iu desh të përdornin pajisje të posaçme ngritëse për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës nga nën rrotat e mjetit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat teknike të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të drejtuesit të kamionit. Ndërkohë, drejtuesit e shkollës ku studionte e bija e viktimës vendosën pezullimin e mësimit për ditën e sotme.

Next Post
Zbulohen prapaskenat e bujshme, Mbretëresha Elizabeth donte t’i rikthente Dianës titullin mbretëror pas vdekjes -

Zbulohen prapaskenat e bujshme, Mbretëresha Elizabeth donte ti rikthente Dianës titullin mbretëror pas vdekjes -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In