• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tsipras: Gabuam në negociatat me partnerët evropianë

by
28/04/2015 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, në lidhje me negociatat me BE-në ka theksuar se qeveria e tij ka “vijat e kuqe”, dhe ka vazhduar se në rast se paraqitet një situatë që tejkalon këto do të shkojnë në votim popullor.

Tsipras në një program në televizion vlerësoi negociatat e vazhdueshme me BE-në në lidhje për risigurimin e rrjedhjes së parave për Greqinë. Ai duke pretenduar se Greqia është mashtruar nga kryetari i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem dhe kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi,  tha se Dijsselbloem dhe Draghi pas marrëveshjes së 18 shkurtit ata i kanë premtuar Greqisë se do të lirojnë lëvrimin e parave, por se ata nuk kanë mbajtur premtimet e tyre.

 “Gabuam, sepse na gënjyen. Pas 20 shkurtit do të vazhdonte lëvrimi i parave. Ne u bindëm ndaj fjalëve premtuese të kryetarit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem dhe nga kryetari i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi në lidhje me këtë çështje. Gabuam që nuk kërkuam një marrëveshje me shkrim”. tha Tsipras

Kryeministri i Greqisë i cili luhatjet në negociatat e vazhdueshme me partnerët evropianë dhe Greqisë i cilëson si “lojëra të negociatave” , tha se qeveria ka disa “vija të kuqe” dhe se janë të vendosur që të mos i tejkalojnë ato.

Ai u shpreh  se takimet në Bruksel janë një çështje kombëtare. “Nëse na sjellin në valën e fundit, ai që do të vendosë më tej do të jetë populli, por jo me zgjedhje, por me votim popullor. Nuk bëhet fjalë për zgjedhje”.

Nuk bëhet fjalë për dalje nga Euro 

Tsipras  u shpreh se është optimist  pavarësisht vështirësive në negociata dhe beson se do të arrihet një rezultat pozitiv. Ai ka pohuar gjithashtu se nuk bëhet fjalë për falimentim dhe dalje të Greqisë nga Euro.

Tsipras gjithashtu ka vlerësuar se: “Vizioni im nuk është një Greqi jashtë Europës. Ne vuajmë në negociata që populli grek të mos vuajë më tepër”.

Mund të ketë privatizime

Kryeministri grek ka cekur edhe çështjen e privatizimeve, duke ka theksuar se edhe pse qeveria ka mendime të ndryshme për shitjen e pasurive publike, në lidhje me këtë çështje ajo mund të hedhë një hap prapa.

Tsipras ka theksuar se: “Privatizimi është i mirë nëse çmimet e shitjes janë të mira. Por një pjesë e privatizimeve duhet të qëndrojë në vend, nuk duhet të shkojmë tek borxhi. Nëse do të arrihet një marrëveshje mund të ketë privatizime për kompaninë e shpërndarjes së gazit DEFSA, hipodromi dhe disa pasuri të paluajtshme. Edhe pse në këtë pikë ka mendime të ndryshme, nëse do të jetë e nevojshme do të bëjmë vlerësimin  e disa pronave publike për të dalë nga kriza”.

 “Varufakis ka merita në qeveri”

Tsipras i cili i është përgjigjur pyetjeve rreth ndryshimeve në stafin e negociatorëve të Greqisë në Bruksel ai tha se Ministri i Financave Yannis Varufakis i ka ndjekur negociatat që në fillimin e tyre, por se për ta ndihmuar atë në disa çështje ata kanë përfshirë në staf edhe Zv. Ministrin e Jashtëm Efklidis Tsakalotos i cili është edhe profesor i ekonomisë.

Ai pretendon se kreditorët qëllimisht janë duke treguar si objektiv Varufakis për ti ngarkuar atij përgjegjësinë e dështimit . “Varufakis ka merita në qeveri”.

“Duhet të arrihet një marrëveshje me Turqinë në lidhje me çështjen e emigrantëve” 

Tsipras në lidhje me pyetjen për problematikën e emigrantëve duke kritikuar qëndrimin e Evropës në këtë çështje ai theksoi se duhet të arrihet një marrëveshje me Turqinë.

Ai u shpreh se një pjesë e madhe e emigrantëve që vijnë në Greqi janë të nivelit të lartë arsimor dhe se qëllimi i tyre është Europa. “Ky është një problem i madh, në të njëjtën kohë një sfidë e madhe për Evropën. Kemi arritur të diskutojmë në takimin e Samitit këtë çështje. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje për ishujt që të mos ndikojë në turizëm. Evropa duhet të pushojë së qenurit e strukur dhe duhet të sigurojë një marrëveshje me Turqinë”.

Marrë nga Anadolu Agency

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Cavani bën “valixhet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com