• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

by Thoma Gëllçi
05/03/2026 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gellçi

Në gjithë botën po diskutohet për atë që do të ndodhë në Iran pas vrasjes së Ajatollahut Ali Khamenei dhe bombardimeve amerikane. Në Washington organizohen debate, në Londër analistët shpjegojnë skenarë, ndërsa ekspertët e Lindjes së Mesme përmendin disa kandidatë të mundshëm për pasardhësin e tij.

Me një fjalë: bota hamendëson.

Por jo Shqipëria.

Në Shqipëri kjo çështje është zgjidhur prej dy ditësh.

Ndërsa në Teheran ende nuk është marrë asnjë vendim dhe Këshilli i Ekspertëve duhet të mblidhet për të zgjedhur liderin e ri suprem, në portalet shqiptare nuk ka asnjë dilemë. Të gjitha gazetat, të mëdha e të vogla, të gjitha portalet dhe televizionet e kanë shpallur tashmë rezultatin.

Pasardhësi është: Mojtaba Khamenei.

Pikë.

Nuk ka diskutim. Nuk ka “ndoshta”. Nuk ka “sipas burimeve”. Ka vetëm një siguri të plotë.

Në fakt, nëse një iranian hap sot portalet shqiptare, mund të krijojë përshtypjen se vendimi është marrë në Tiranë dhe jo në Teheran.

Sepse gazetaria shqiptare ka një metodë shumë efikase për prodhimin e lajmit: një portal e publikon, dhjetë të tjerë e kopjojnë dhe, brenda një ore, lajmi shndërrohet në fakt historik.

Ndërkohë iranianët, fatkeqësisht, ende s’po dinë ku të fusin kokën nga breshëri i bombave dhe ende nuk po merren me procedura të kota si diskutime dhe votime.

Do të ishte shumë më praktike nëse ata thjesht do të hapnin portalet shqiptare.

Sepse aty vendimi tashmë është marrë.

Në Iran ka dyshime se ndoshta Mojtaba po përdor mediat e Tiranës për të bërë fushatë që të zgjidhet ai.

Por e vërteta është ajo që ndodh gjithmonë në Tiranë: në fillim qarkullon lajmi nëpër gazeta dhe televizione dhe pastaj ndodh ngjarja.

Next Post
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

"Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD", Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Comments 1

  1. Mari Qyri says:
    8 months ago

    Ke të drejtë Tom.
    U nis njëri nga Toronto, për në Tiranë, dhe i thotë asajë të dorëzimit të bagazheve që valixhet i dua për Tiranë.
    Ajo torollakja, ishte me origjinë iraniane, dhe Tiranën e mori për Teheran, dhe ja shkruajti valixhet për Teheran.
    Vjen ky i ziu në Tiranë, prit valixhe e valixhe s’ka.
    Interesohet dhe më në fund, i thonë që valixhet kanë mbërritur në Teheran, dhe nuk po u del i zoti.
    Mbas shumë e shumë peripecishë, mbas 10 ditësh, i vijnë valixhet.
    Kaq sa për të të thënë që nuk je i pari që e zbulon këtë ngatërresë, me dashje apo pa dashje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In