• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

by Eduard Zaloshnja
04/05/2026 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Shënim paraprak: Studimi i prezantuar më poshtë nuk ka lidhje me parandalimin e vrasjes së dy vogëlushëve durrsakë nga një shofer krejt i dehur – atij ia kishte pezulluar dy herë patentën policia rrugore dhe i kishte vënë disa gjoba…

Në fillim të mijëvjeçarit, 37 nga 50 shtetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të përdornin strategjinë e postblloqeve të rastësishme policore për kontrollin e nivelit tëalkoolit te drejtuesit e automjeteve (në 13 shtete nuk zbatohej kjo strategji për arsye ligjore ose politike).

Tre kolegë të mi të Pacific Institute for Research and Evaluation – Jim Fell, John Lacey, dhe Bob Voas – kryen një studim atëherë me titull: “Postblloqet e kontrollit për alkoolin: Efektiviteti i lartë, por përdorimi i ulët”.*

Më poshtë është një përmbledhje e studimit të tyre, që mund t’i vlejë publikut shqiptar.

Ka prova thelbësore dhe të qëndrueshme nga kërkimet shkencore se postblloqet e dukshme dhe të shpeshta policore për kontrollin e alkoolit në Shtetet e Bashkuara reduktojnë aksidentet fatale rrugorenga 18% deri në 24%. Megjithëse postblloqe të tilla  nuk përdoren në 13 shtete për arsye ligjore ose politike, ka prova të forta statistikore se nëse kryhen siç duhet, postblloqet do të shpëtonin jetë në 37 shtetet e tjera.

Megjithatë, një sondazh i fundit rreth përdorimit të postblloqeve ka treguar se, pavarësisht përpjekjeve të Departamentit Amerikan të Transportit për të inkurajuar përdorimin e tyre përmes publikimeve të ndryshme, sigurimit të fondeve për pajisje, dhe për shpenzimet jashtë orarit të policëve, vetëm rreth një duzinë nga 37 shtetet që përdorin këto postblloqe e bëjnë këtë çdo javë. Sondazhi zbuloi se mungesa e burimeve dhe fondeve të policisë lokale, mungesa e mbështetjes nga task-forcat dhe aktivistët qytetarë dhe perceptimi se pikat e kontrollit nuk janë produktive ose me kosto efektive janë arsyet kryesore për përdorimin e tyre të rrallë.

Studimi diskuton secilin prej këtyre problemeve dhe sugjeron një metodë për policitë lokale për të zbatuar postblloqet pa u varur nga fondet shtetërore ose federale. Postblloqe me pak staf (tre deri në pesë policë)kanë qenë po aq efektive sa ato të kryera nga 15 ose më shumë policë.

Një program i modifikuar i postbllokut të kontrollit,  duke përdorur sensorë pasivë të alkoolit (“PASpoints”) mund të zbatohet nga bashkitë e vogla deri në mesatare në Shtetet e Bashkuara për të parandaluar drejtimin nën ndikimin e alkoolit. Nëse zbatohet në shumicën e bashkive, kjo strategji ka një potencial efektiviteti të ngjashëm me nivelin e lartë të arritur nga disa shtete australiane në programet e tyre të testit të rastësishëm të frymëmarrjes.

Sistemi PASpoint kërkon që një grup i vogël prej tre deri në pesë policë në detyrë të patrullës së trafikut të konvergojnë në një vend të paracaktuar dhe të kryejnë një mini-postbllok, duke u kthyer më pas në detyrat e tyre standarde të patrullës brenda dy orëve. Në këtë kuadër, operacioni PASpoint do të bëhej një teknikë standarde e zbulimit të drejtimit të automjeteve nën ndikimin e alkoolit. Si një aktivitet standard i zbatimit të rregullave të trafikut, kostoja do të mbulohej nga buxheti normal i zbatimit.

*https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/15276922/#full-view-affiliation-1

Next Post
SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In