• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

by A R
05/03/2026 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e brendshme në Partinë Demokratike dhe gara për kryetarin e ri në muajin prill kanë hapur një debat mbi rregullat e lojës dhe demokracinë e brendshme. Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe ish-deputeti Ervin Salianji, ka lëshuar kritika të forta ndaj lidershipit aktual, duke theksuar se ruajtja e status quo-së brenda opozitës i shërben vetëm kundërshtarit politik, Edi Ramës.

Gjatë një analize në emisionin “Trialog” në RTSH, Salianji shprehu shqetësimin se dy forcat kryesore politike në vend po rrezikojnë të trajtohen si feude personale, ndërsa bëri thirrje urgjente për respektimin e Statutit të PD-së dhe lejimin e një gare të ndershme e pa përjashtime.

Salianji argumentoi se mosndryshimi i Partisë Demokratike është një kartë që Kryeministri Rama e përdor në avantazhin e tij.

“PD ka një lidership të njëjtë si në vitin 2005. Ne kemi humbur zgjedhjet duke qenë në qeveri në 2013 dhe nuk mund të themi sot se na i vodhi Rama,” theksoi ai.

Sipas ish-deputetit, një pjesë e udhëheqjes kërkon thjesht të ruajë karriget.

“Opozita kërkon ndryshim, por ka njerëz që kanë 35 vite që ruajnë privilegjet në kurriz të PD-së me roje e salltanete. Të dyja partitë, PS dhe PD, po tentojnë të kthehen në prona private,” paralajmëroi ai.

Zgjedhjet e prillit, protestat dhe neni 46 i Statutit

Fokusi kryesor i Salianjit ishte te gara e pritshme për kreun e partisë. Ai solli në vëmendje premtimin e pambajtur të Sali Berishës në vitin 2022 për rrëzimin e qeverisë brenda 6 muajve, duke kaluar më pas te rregullat statutore që sipas tij po shkelen.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai theksoi se Neni 46 i Statutit të PD-së sanksionon se një kryetar që nuk e bën partinë fituese, nuk ka të drejtë të rikandidojë. Më tej, ai hodhi dyshime edhe mbi aksionin e fundit në rrugë të opozitës: “Këto protesta bëhen për zgjedhjet për kryetarin e partisë në muajin prill dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë.”

Në lidhje me procesin e votimit të brendshëm, Salianji kërkoi zbatimin e parimit “një anëtar, një votë”, duke dënuar udhëzimet e fundit që përjashtojnë kritikët. “Nëse Berisha ka mbështetjen që pretendon në PD, duhet t’i lërë demokratët të votojnë të lirë. Duhet të ketë rregulla, ashtu siç ia kërkojmë edhe Ramës,” tha ai.

I pyetur nëse do të hyjë vetë në garë për drejtimin e partisë, Salianji u shpreh se ende nuk e ka marrë këtë vendim, pasi beteja e tij aktuale është vendosja e standardeve për garën.

“Nuk jam në fazën për t’u shprehur nëse do të kandidoj, sepse nuk ka rregulla. Mund të ketë edhe kandidatë të tjerë që unë mund t’i mbështes,” sqaroi ai.

Duke theksuar se statuti i PD-së lejon krijimin e fraksioneve për të përfaqësuar pakicat, Salianji nënvizoi se kjo duhet të përcaktohet përmes zgjedhjeve të lira.

“Tezat që mbroj unë janë tezat e 90 për qind të demokratëve. Qëllimi im është si ta bëjmë PD-në fituese, dhe kjo kërkon domosdoshmërisht ripërtëritje politike të lidershipit dhe narrativës,” përfundoi ai.

Next Post
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com