• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon Dumanin, hesht për akuzat: strategji apo panik?

by E B
04/05/2026 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratat e sotme të Sali Berishës, të bëra menjëherë pas daljes nga SPAK, ngrenë më shumë pikëpyetje për strategjinë e tij sesa për figurën e prokurorit Altin Dumani. Në vend që të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të dhe rrethin e tij familjar, veçanërisht ato që lidhen me ndërtimet dhe përfitimet e dyshuara të dhëndrit të tij, Berisha duket qartazi se ka zgjedhur të zhvendosë vëmendjen drejt një sulmi personal ndaj kreut të SPAK.

Ironia e situatës qëndron në disproporcionin mes temave që zgjidhen për t’u theksuar dhe atyre që anashkalohen. Ndërsa një blerje apartamenti e prokurorit shndërrohet në objekt debati publik dhe politik, çështje shumë më të rënda të Berishës që lidhen me përdorimin e pushtetit dhe përfitimet e mundshme nga ai mbeten pa një përgjigje të drejtpërdrejtë në të njëjtën hapësirë komunikimi.

Pra, në vend që të japë përgjigje mbi çështje që lidhen me rrethin e tij familjar dhe përfitime të dyshuara nga pozita e tij publike duke transformuar një pronë të deklaruar prej 113 metra katror në një pasuri me vlerë tregu prej 5 milion euro, Berisha sulmon prokurorin e cështies Altin Dumani për një apartament të blerë, 20 vite më parë, me një një vlerë të deklaruar prej 50 mijë euro. Kjo është një tentativë për të relativizuar peshën e hetimeve, duke e zhvendosur vëmendjen nga përmbajtja e tyre tek figura e hetuesit. Është një taktikë e njohur politike. Kur përballesh me akuza të forta, sulmo integritetin e hetuesit për të dobësuar besimin publik tek procesi.

Altin Dumani nuk është një emër i panjohur në luftën kundër korrupsionit. Vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato nga Shtetet e Bashkuara, e kanë pozicionuar atë si një nga figurat kyçe në përpjekjet për të ndërtuar një sistem drejtësie më të besueshëm në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, sulmet ndaj tij marrin një dimension më të gjerë. Ato nuk janë vetëm personale, por prekin drejtpërdrejt besimin tek institucionet.

Sfida reale për Dumanin sot nuk është thjesht të vazhdojë hetimet, por të dëshmojë se drejtësia nuk mund të ndikohet nga presioni politik apo nga tentativa për diskreditim. Nëse SPAK arrin të qëndrojë i palëkundur përballë këtyre sulmeve, atëherë do të konfirmohet se reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultate konkrete.

Pra, në thelb, kemi një përplasje mes dy logjikash. Nga njëra anë kemi nje model politike që përpiqet të ruajë ndikimin përmes zhvendosjes së fokusit, dhe nga ana tjetër kemi një sistem drejtësie që synon të konsolidojë pavarësinë e tij përmes hetimeve që prekin nivele të larta të politikës.

Në fund, kjo situatë është një test për të dyja palët: për politikën, nëse është e gatshme të përballet me drejtësinë, dhe për drejtësinë, nëse është e aftë të qëndrojë e pavarur. Dhe publiku shqiptar, më shumë se kurrë, është duke parë me vëmendje se kush do ta kalojë këtë provë./Tema

Next Post
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com