• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Akuzat simetrike, po sikur të gjithë të kenë të drejtë?

by Lorenc Vangjeli
05/05/2026 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë një traditë tashmë e ngulitur që në foshnjërinë e demokracisë shqiptare. Më e liga e mundshme. Një traditë e paprerë dhe e verifikuar që jep frutin e kërkuar. Edhe pse është frut i helmët që shkallmon shëndetin e politikës, që e denatyron atë, që e fut shoqërinë shqiptare më një spirale egërsie, tensioni, balte dhe relativizimi ekstrem të së keqes duke zhdukur kufijtë virtualë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

Dueli i fundit mes dy S-ve të PD-së, Saliut e Salianjit, është guri i radhës në këtë lloj dominoje dramatike. I pari, krijuesi dhe shpikësi i kësaj patente politike, sapo ju kryqëzuan rrugët me ish-deputetin e tij, i rishkroi CV-në me baltën e preferuar. Piramida e akuzave të S-së së parë në emër, për S-në e dytë në mbiemër, shkonin nga menuja tradicionale si i shitur tek Rama e deri tek “miqësitë” e papërshtatshme me njerëz të botës së krimit.

Përgjigja e të dytit ishte gjithashtu simetrike. Berisha është në pazar me Ramën, por me çmim shumë herë më të lartë dhe është në lidhje të çertifikuara me krimin nga gjykata partnerësh.

Ky është i njëjti tekst që ka shoqëruar me vite të gjithë diskutimin/debatin politik në vend. Berisha ka qenë gjithmonë pjesë e kësaj tangoje me ritëm daulleje, me kirurgji sëpate, me shije vreri dhe aromë qenefhaneje. Me kundërshtarët përballë dhe me ish-miqtë e shndërruar në kundërshtarë. Apeli i tij i ka marrë të gjithë me radhë. Mocionistët që në vitin e largët 1992, Fatos Nanon sa kohë që ishte aktiv në politikë, pastaj kryesisht edhe Ilir Metën, Lul Bashën e mbi të gjithë, Edi Ramën, që kanë qenë shënjestër e sulmeve të Doktorit me ngulm daulleje, me kirurgji sëpate, me shije vreri dhe aromë qenefi publik. Duke përdorur të njëjtën teknologji akuzash: të shitur e të blerë, të korruptuar dhe dashnorë të krimit. Por me kalimin e kohës, me ndryshimin e interesave, ndryshonte dhe kalibrimi i gjuhës shpatë të Doktorit. Djajtë shndërroheshin në ëngjëj dhe anasjelltas. Mocionistët u rikthyen njëri pas tjetrit dhe u bënë sërish bashkëpunëtorë të ngushtë e të vyer. Nano u bë partner, Meta aset kombëtar e kështu me radhë. Po të ketë kohë më shumë kohë koha në dispozicion, me të gjitha gjasat do të vijë koha që Berisha të reabilitojë edhe vetë Ramën, për të takuar ëngjëllin nesër, po aty ku sot ai brirëzon djallin.

Kryeministri Rama ka përqafuar po të njëjtën teknologji. Për Berishën po e po, por edhe për Nanon e Metën vetë, për miq të shndëruar në armiq dhe për armiq që miqësia e gjetur rishtaz e bën të kapërcejë nga njëra anë në tjetrën e ylberit të qëndrimeve, sipas ngjyrës e shijes së interesit të momentit.

Mbas këtyre dy burrave, pothuaj gjithë të tjerët kanë bërë në mënyrë identike të njëjtën gjë. Pothuaj të gjithë pa asnjë përjashtim, pothuaj të gjithë kundër të gjithëve.

Ngri e ul, shkelmo e kalo, dëno dhe rehabilito, shpo me shpatë të vrazhdë dhe shëro me gjuhë delikate, të njëjtët personazhe lahen në të njëjtën kënetë shkumëzuese akuzash që do të mjaftonin që secili të gdhinte ditën në shtëpi dhe të ngryste natën dhe jetën në qeli. Por problemi nuk është tek mungesa e koherencës së tyre. As tek tallja që i bëhet kujtesës. As tek kaleidoskopi i çmendur i realitetit vetjak. Madje as tek dorëzimi pa kushte i moralit të shoqërisë së kushtëzuar nga interesi i individit me pushtet. Problemi qëndron në një detaj të vetëm. Në zgjidhjen e një dileme të vetme. Po sikur secili nga ta të ketë të drejtë për ato që thonë në vite për partnerin armik të rradhës. Po sikur secili të thotë të vërtetën në tangon e dëshpëruar të bashkëshkëmbimit të këtyre akuzave kriminale? Zot, ruaj Shqipërinë nga shqiptarët që dinë se çfarë thonë e bëjnë dhe bëjnë e duan të bëjnë, jo atë që thonë!

Next Post
Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

Comments 1

  1. Nestka i teto Angjitë says:
    5 months ago

    Mirë me vjehrrën, mirë me buhurrin….
    Mirë me Salillarrët dhe Salusharët, po me Ramën ç’pate ?
    Apo për të ballancuar pordhshmëritë e tua ?
    Ja ke futur cazë pordhës bre Vangjkë. Bile një çiçkë si shumë bre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com