• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

by Veton Surroi
04/05/2026 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Ndonëse lista e arsyeve për brengë është më e gjatë po i shënoj tri prej tyre që marrin hapësirë madhore, që janë prodhuar në këta katër muajt e vitit dhe për të cilat mungon një konstatim i përbashkët në hapësirën publike:

1. Mungesa e konsensusit në një moment kritik global

Jetojmë në një botë që po përjeton ndryshimet më dramatike prej rënies së Murit të Berlinit. Në një moment të tillë, partitë politike do të duhej të zgjidhnin konsensusin në vend të garës. Ka munguar vullneti për konsensus; ka fituar vullneti për garë zgjedhore.
Qytetari i Kosovës ka arsye të jetë i brengosur kur gara partiake vihet mbi interesin e vendit.

  1. Relativizimi i Kushtetutës në procesin e ndryshimit të saj

Më 5 mars 2026, Kuvendi i Kosovës diskutoi amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të Repbulikës në bazë të propozimit të presidentes Osmani. Nisma mund të ketë pasur shtytje politike apo emocionale, por nuk kishte mbështetje të mjaftueshme procedurale dhe as konsensus politik. U bë shpejtë e shpejtë , brenda disa orëve, diçka që nuk i ndodhë as nismës më të parëndësishme legjislative. Megjithatë, Kuvendi e legjitimoi këtë proces, duke ulur pragun e seriozitetit për një çështje të rëndësisë parësore siç është ndryshimi i Kushtetutës. Qytetari i Kosovës ka arsye të jetë i brengosur kur institucionet më të larta i qasen me joseriozitet aktit themelor të shtetit.

  1. Normalizimi politik i shkeljes kushtetuese

Më 6 mars, presidentja e vendit shpërndau Kuvendin, duke bërë shkeljen më të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës deri më tani. Ky akt u vlerësua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës si i pambështetur në Kushtetutë, pra pa efekt juridik, por kjo nuk evitoi efektin politik, ngase një veprim i këtillë nuk mori dënimin unanim të sferës publike e të partive politike në veçanti.

Qytetari i Kosovës ka arsye të jetë i brengosur me lehtësinë me të cilën një shkelje kaq e rëndë u legjitimua politikisht nga një pjesë e spektrit politik dhe nuk mori një dënim të qartë dhe të përbashkët.
Nëse këto tri zhvillime mbeten pa një reflektim të përbashkët dhe pa një vijë të qartë ndarëse mes të pranueshmes dhe të papranueshmes, atëherë zgjedhjet nuk do të jenë zgjidhje, por vazhdim i krizës me mjete të tjera. Demokracia nuk matet vetëm me faktin që votohet, por me respektimin e rregullave mbi të cilat votohet. Dhe pa një konsensus minimal mbi këto rregulla, pra mbi kufijtë e pushtetit, mbi rolin e Kushtetutës dhe mbi seriozitetin e institucioneve çdo cikël zgjedhor rrezikon të prodhojë të njëjtën që kemi sot.

Next Post
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë sot

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In