• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht praktikat e arrestit me burg, Ylli Manjani: Vendimi është pozitiv, por i paplotë në praktikë

by E B
04/05/2026 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të rishikojë vendimin unifikues të vitit 2011 për masën e arrestit në burg, duke përcaktuar standarde të reja për caktimin dhe vijimin e paraburgimit.

Vendimi i marrë unanimisht nga 16 gjyqtarë është komentuar menjëherë nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili e përshëndet si një hap pozitiv për proporcionalitetin, por ngre një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën e zbatimit në praktikë, standardin e provave, barazinë para ligjit dhe funksionimin e sistemit të paraburgimit, duke kërkuar edhe ndërhyrje ligjore.

Reagimi i Ylli Manjanit
Një reagim i shpejtë për vendimin e Gjykatës së Lartë.
***
Nga një lexim i parë i përmbledhjes së vendimit njehsues të Gjykatës së Lartë, mund të them se:
1. Vendimi në vetvete është një ndërhyrje llogjike në saktësimin e proporcionalitetit të marrjes së masës së arrestit me burg. Vendimi kërkon detyrimisht që prokurorët e gjykatësit të eksplorojnë realisht masat e tjera të sigurisë, përpara se tu shkojë mendja të arrestojnë dikë. Padyshim gjë e mirë kjo
Por se si garantohet kjo që sugjeron Gjykata e Lartë, vendimi hesht. Nuk jep zgjidhje, por lë vend për ankime të tjera.
2. Masa e arrestit me burg, pa dyshim që duhet të jetë e individualizuar, siç thotë vendimi i Gjykatës. Por si garantohet barazia para ligjit në trajtimin proporcional nëse dy individë në të njëjtat kushte njëri arrestohet tjetri jo?! Pra a është individualizimi më i rëndësishëm se proporcionaliteti?
3. Po, prokurori e ka barrën të justifikojë arrestin dhe, po me argumenta reale dhe jo fantazi. Krejt dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë. Por kush quhen “argumente reale”? Gjëra faktike të provuara më parë, apo supozimet që bazohen në dyshime?!
E përsëris, vendimi i gjykatës ka tentuar të ndryshojë diçka në vendimmarrje, por duket ende shumë teorik dhe lë pa trajtuar masën e arrestit në kontekstin e drejtësisë penale që kemi praktikisht.
Janë disa aspekte që meritojnë vemendje dhe ndërhyrje serioze që të marrin kuptim edhe sugjerinet e vendimit të sotëm të Gjykatës. Ndoshta jo të gjitha i zgjidh Gjykata e Lartë. Do të duhen edhe ndërhyrje ligjore. Por konkretisht e kam fjalën për këto aspekte:
1. A mundet që një proçedim i parregullt penal, që nuk i është nënshtruar fare kontradiktoritetit gjyqsor të legjitimojë një masë arresti me burg?!
Kujdes: prokurori regjistron proçedim penal edhe nga asgjëja dhe nuk i jep askujt llogari për këtë gjë…
2. A mundet që masa e arrestit me burg të vendoset ndaj personave nën hetim, që në faza të hershme të hetimit dhe pa afat të përcaktuar? Nëse po, cili është dallimi ndërmjet personit nën hetim dhe të pandehurit? A a dallon statusin e këtyre dy kategorive prova (cilësia e saj), apo thjesht faza e në të cilën gjendet proçedimi?!
3. A mund të shërbejë si provë sa për arrest një përgjim, kur Kodi i Proçedurës përgjimin e quan mjet për sigurimin e provës?
4. A mund të mbahet personi në paraburgim me një vendim të hershëm të gjykatës së hetimit, kur çështja kalon në gjykim? A duhet të ketë të drejtë ekskluzive gjykata e themelit të vendosë masat proporcionale për interes të gjykimit?
Kujtoj: se për efekt llogaritje, paraburgini ngahet në periudhë hetimore dhe periudhë gjykimi. Por gjykimi nuk ka detyrimin të ketë vendimin e vet për masën.
5. Çfarë quhet “dyshim i arsyeshëm”? Çdo fantazi e prokurorëve?! Reputacioni i keq i të hetuarit?! Apo lidhja faktike e veprimeve e mosveprimeve të tij/saj me pasojën kriminale?!
Kujtoj se KPrP e shoqëron togfjalëshin “dyshim i arsyeshëm” me fjalët “bazuar në prova. Pra në numrin shumëz “prova….”.
Tani, a do ketë fjala “provë” kuptim të dyzuar sipas vendimit të 2011-ës të Gj së Lartë dhe ligjit? Pra a do kemi përsëri një çikë provë sa për arrest dhe provë tamam në gjykim, siç bëhet deri më sot?!
6. Kush ka më rëndësi në vlerësimin e një arresti me burg, rrezikshmëria teorike e veprës së supozuar apo rrezikshmëria e personit të dyshuar?! Për çfarë kërkohet arresti, për të mbrojtur hetimet apo për të ndaluar shmangien e personit nga hetimet dhe gjykimi?! Nëse është kjo e dyta, përse paraburgosja nuk quhet dënim?!
Ka edhe më shumë, por kaq si më kryesoret që kam për debatin e arrestit me burg.
E përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë sepse është një përpjekje sidoqoftë. Ai vendim të paktën ka rrëzuar “monopolin” e atij vendimi famëkeq me nr 7 të 2011-ës.
Por ka ende shumë gjëra të tjera që kërkojnë ndërhyrje serioze në sistemin e drejtësisë penale. Një sistem që është ndërtuar për t’ia lehtësuar punën prokurorit dhe qorrollepsur gjykatat.
Në këtë pikë, duhet edhe ndërhyrja e ligjvënësit.

Next Post
Parashikimi i motit për nesër, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Parashikimi i motit për nesër, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

September 26, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

September 26, 2026
EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

September 26, 2026
EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com