• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet tregtare SHBA-BE për tarifat, Komisioni Evropian: Do veprojmë nëse cenohet marrëveshja

by E B
04/05/2026 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian tha sot se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj një marrëdhënieje transatlantike të parashikueshme dhe të dobishme për të dyja palët ndërsa paralajmëroi se po i mban të gjitha opsionet në tryezë për të mbrojtur interesat e tij pas kërcënimeve të reja me tarifa nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Duke folur në konferencën për media, zëdhënësi i KE-së, Thomas Regnier tha se blloku po zbaton deklaratën e tij të përbashkët tregtare me SHBA-në që nga dita e parë dhe mbetet në koordinim të ngushtë si me Washingtonin ashtu edhe me institucionet e BE-së.

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj një marrëdhënieje transatlantike të parashikueshme dhe të dobishme për të dyja palët, por gjithashtu kemi qenë shumë të qartë se nëse SHBA-ja merr masa që nuk përputhen me deklaratën e përbashkët, ne do t’i mbajmë opsionet tona të hapura për të mbrojtur interesat e BE-së”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me opsionet e mundshme, Regnier nuk pranoi të jepte hollësi mbi kundërmasat e mundshme, duke thënë se KE-ja nuk do të angazhohej në “kërcënime spekulative që nuk janë materializuar”.

“Nuk është hera e parë që shohim kërcënime. Nuk është hera e parë që ju themi nga kjo foltore se mbetemi shumë të qetë, të përqendruar në zbatimin e deklaratës së përbashkët në interes të kompanive tona, të qytetarëve tanë dhe kjo meqë ra fjala, në të dyja anët e Atlantikut”, tha ai.

Kërcënimi me tarifa, i njoftuar të premten, pasoi kritikat e Trumpit se BE-ja nuk ka arritur të zbatonte plotësisht angazhimet sipas marrëveshjes tregtare. Marrëveshja kishte vendosur tarifa prej 15 për qind për shumicën e eksporteve të BE-së, përfshirë makinat dhe pjesët e automjeteve ndërsa blloku pritej të zgjeronte aksesin në treg për mallrat dhe automjetet industriale amerikane.

Next Post
Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In