• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

by A R
05/03/2026 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, u shpreh se Irani mund ta sulmojë vendin tonë në disa mënyra, jo vetëm me raketa.

“Para disa vitesh, Irani kërcënoi direkt se do sulmonte bazën e Manzës. Atëherë diskutohej që Shqipëria ishte në rrezen e veprimit të raketave balistike të Iranit. Pra, teorikisht ne jemi subjekt i një sulmi nga Irani. Por, një raketë e lëshuar nga Irani do të kalonte të paktën në 3 shtete anëtare të NATO-s: Turqia, Greqia dhe Shqipëria. NATO ka një sistem të fuqishëm mbrojtjeje raketore, në Rumani aktualisht. Ajo bazë e madhe është në alert maksimal për zhvillimet në zonë. Pra, do të thoja nuk jemi domosdoshmërisht në fokus të Iranit, por teorikisht po”, tha Visho Ajazi Lika.

Sipas tij, “në aspektin njerëzor, muxhahedinët ishin vërtetë në situatë shumë të rëndë”.

“Ishin në situatë zhdukjeje në atë kohë. Kështu që, na u kërkua nga aleatët që t’i strehonim për arsye humanitare. Në fillim bëhej fjalë për një numër të vogël, pasi thuhej se do shkonin në Perëndim dhe Amerikë. Të them të drejtën, unë që në fillim kur ma kërkuan këtë, isha skeptik për arsye sigurie. Ata ishin “hardcore fighters”, ata kishin 20 vite që ishin në luftë me regjimin e Ajatollahut dhe përbënin një problem sigurie, të paktën potencialisht. Unë thashë që nuk i kemi mjete për t’i mbajtur nën vëzhgim një grup kaq të madh njerëzish dhe duke qenë një vend i vogël, ishin problem për ne. Unë ngula këmbë për 125 veta në atë kohë dhe të mos rrinin, këtu përfunduan të gjithë. Pra, në aspektin humanitar është krejt e kuptueshme. Në fund të fundit, ishte vendim politik, në aspektin e sigurisë ishte problematik. Tani, edhe diçka të fundit lidhur me këtë grup njerëzish. Mos harrojmë që këto janë njerëzit të cilët kanë qenë rreth para 35 vjetësh të përfshirë në aktivitet. Sot ata janë në moshë të shtyrë shumica, pothuajse të gjithë prej tyre. Ata vetë nuk është se sot përbëjnë ndonjë kërcënim sigurie, por ato mund të jenë subjekt i një kërcënimi sigurie. Edhe rasti konkret është nga Irani dhe këtu nuk flas vetëm për raketa, por këtu flas edhe për sabotazh, flas edhe për veprime terroriste dhe gjëra të kësaj natyre”, theksoi ish-kreu i SHISH.

Next Post
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com