• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjike, ndërron jetë në spital polici Ervin Mëhilli, u aksidentua në Gjirokastër sapo nisi pushimet

by Java News
28/07/2017 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidenti i ditës së dielë në Gjirokastër ka rezultuar fatal për një prej punonjësve të Policisë së Shtetit, i cili sot është ndarë nga jeta pas disa ditesh i shtruar ne spitalin e Traumes ne Tirane. Bëhet fjalë për Ervin Mëhillin 35 vjeçarin nga qyteti jugor i Gjirokastrës, i cili nuk mundi dot tu shpëtonte plagëve të rënda të marra në kokë si pasojë e aksidentit qe ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër– Valare.

Ervini, i cili ishte aktualisht në vitin e dytë në akademinë e policisë në degën e Sigurisë për hetim të krimit, prej pak ditësh kishte marrë lejen vjetore, të cilin ishte nisur ta kalonte me familjen në qytetin e vendlindjes.

Kush ishte Ervini?

Ervin Mëhilli ka shërbyer si agjent krimesh në sektorin e drogës në Elbasan dhe më pas në Tiranë në grupin operacional. Kolegët dhe miqtë e tij rrëfejnë për “Gazeta Express” se Ervini ka qenë një nga talentet e policisë së shtetit, i cili ka mbaruar shkollën me mesatare të lartë dhe pa frikë e ardhmja e tij do të ishte në majat drejtuese të policisë së shtetit.

Ervini babai i dy djemve, kishte pak kohë që ishte shpërngulur në Tiranë së bashku me familjen, por që prej ditës së sotme, ai do të jetë një mungesë e madhe për të gjitha ata që e kanë njohur dhe që kanë konsideratat të larta për atë dhe familjen e tij.

Njoftimi i Policise diten e aksidentit:

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS Më datë  23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.M, vjeç 35, me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi dyshohet se  në aksin rrugor Gjirokastër– Valare, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, ku si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë, si dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi E.N vjeç 38, banues në Gjirokastër, pasagjer i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. /a.m

Next Post
Policia italiane në alarm, shqiptari arratiset teksa e dërgonin në burg

Policia italiane në alarm, shqiptari arratiset teksa e dërgonin në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

January 7, 2026
Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

January 7, 2026
Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In