• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër skandal për Shqipërinë në Olimpike: “Sidni Hoxha u përjashtua për faj të KOKSH-it”

by Java News
10/08/2016 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të nisjes së Lojërave Olimpike Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njoftoi se notari kuqezi Sidni Hoxha në bazë të rezultateve dhe kohëve të regjistruara do të konkuronte në dy gara 100 m stil i lirë dhe 50 m stil.

Më datë 9 Gusht ish programuar gara e 100 m , por Hoxha nuk u pa askund, dhe për këtë trajneri personal i notarit shqiptar, Shpëtim Hoxha, i cili njëkohësisht është dhe  Presidenti i shoqatës “Tirana Delfina Sport” ku aktualisht bën pjesë edhe 24 vjeçari  akuzon përfaqësuesit e Komitetit Olimpik për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë, duke qënë se nuk e kanë regjistruar emrin e sportstit për këtë garë në mbeldhjen teknik që i parapriu, pasi në mënyrë të pashpjegueshme nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje.Untitled-1-470x276

Shpëtim Hoxha tha për Ora News: “Sidni nuk  ka marrë pjesë jo për fajin e tij pasi në mbledhjen e fundit që është komisioni Teknik që është mbledhja deçizive ku vendosen edhe garat e tjera, Komiteti Olimpik Shqiptar nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje dhe për këtë arsye në mënyrë automatike Sidni është përjashtuar nga gara 100 metra. Mos pjesëmarrja e tyre në një komision teknik tregon papërgjegjshmëri por dhe pa përvojë. Përbën atë që quhet neglizhencë absolute. Sigurisht që Federata e Notit mban përgjegjësi për dërgimin e një trajneri të papërgjegjshëm i cili nuk kujdeset aspak për cështjet e rezultateve dhe që gjithçka të shkojë mbarë.

Një tjetër skandal sipas Hoxhës ka të bëjë me gabimin e pafalshëm në regjistrimin e kohës olimpike të Sidnit në 50 m stil i lirë, nga 22.93 , ai është regjistruar me kohën 29.93, çka do të bëjë që Sidni ta nisë garën në baterinë më të ulët të këtij kompeticioni.

Shpëtim Hoxha tha për Ora News: Sidni do të notojë në baterinë e parë vetëm për një gabim të administratës së Komitetit Olimpik, për këtë fajësoj ata që kanë shkuar prej dy javësh atje të cilët në vend që të merren me sportistët për tu përfshirë në  bateritë më të rëndësishme për të përfaqësuar denjësisht si notin, vetveten por dhe Komitetin Olimpik kanë shkuar dhe nuk merren me këtë cështje

Pavarësisht problemeve të shumta trajneri personal i notarit shprehet se Sidni Hoxha i ka mundësitë të renditet mes 30 më të mirëve në garën e 50 m , çka do të ishte një rezultat fantastik për Shqipërinë

Sidni Hoxha do të prekë pishinën më datë 12 gusht rreth orës 80 m, ku do të konkurojë në të vetmen garë që i ka mbetur, atë të 50 m stil i lirë./a.k

Next Post

Merkato e çmendur, ja 20 transferimet më të shtrenjta të verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset 15-vjeçari, pesë të shoqëruar në Komisariat

February 17, 2026
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

February 17, 2026
“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

February 17, 2026
“Sky dhe Encro deputetët nuk i donin për të bërë puçi-puçi me gratë”, Korreshi: Kërkojmë transparencë për platformat e kriptuara

Korreshi denoncoi kushtet në Spitalin e Lushnjës, Ministria e Shëndetësisë: Bëhet fjalë për një godinë jashtë funksioni

February 17, 2026
“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

February 17, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

February 17, 2026
Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

February 17, 2026
FOTO / Dhërmiu siç nuk e keni parë, Rama publikon pamjet nga fshati

Travelbinger: Riviera shqiptare, alternativa e Mesdheut, pushimet kushtojnë 70% më pak se Italia

February 17, 2026
“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

February 17, 2026
Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In