• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Travelbinger: Riviera shqiptare, alternativa e Mesdheut, pushimet kushtojnë 70% më pak se Italia

by A R
17/02/2026 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po fiton vëmendje si një destinacion i ri mesdhetar, me më pak turma turistësh dhe me çmime më të ulëta. Revista amerikane e udhëtimeve “Travelbinger”, në vend të Italisë, sugjeron Shqipërinë si një destinacion gati 70% më pak të shtrenjtë dhe me një eksperiencë të ngjashme mesdhetare.

Një nga asetet më të forta të vendit është Riviera Shqiptare, që shtrihet nga Vlora deri në Sarandë, me mbi 120 kilometra vijë bregdetare. Ujërat e kristalta të Jonit, plazhet e paprekura dhe fshatrat bregdetare me atmosferë të qetë po e kthejnë këtë zonë në një nga destinacionet më të kërkuara në Europën Juglindore. Plazhet shqiptare krahasohen shpesh me ato të Greqisë apo të rivierës italiane, por me çmime dukshëm më të ulëta.

Ekspertët e turizmit sugjerojnë ta vizitoni vendin gjatë sezonit maj–qershor dhe shtator, kur temperaturat janë ideale dhe fluksi i turistëve është më i ulët. Përtej plazheve, Shqipëria ofron një trashëgimi të pasur historike. Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992, dëshmon ndikimet greke, romake dhe osmane në rajon. Edhe kryeqyteti, Tirana, me Sheshin Skënderbej, ofron atraksione duke kombinuar arkitekturën moderne me historinë e pasur ballkanike.

Por, nga ana tjetër, në artikull shkruhet se Shqipëria, ky sekret ballkanik, nuk do të mbetet i tillë për shumë gjatë.

Sepse, me shtimin e interesit ndërkombëtar, çmimet po rriten gradualisht. Ekspertët paralajmërojnë se kjo periudhë “e artë” e çmimeve të ulëta mund të mos zgjasë shumë. Ashtu siç ndodhi me Kroacinë dhe Portugalinë vite më parë, rritja e popullaritetit sjell edhe rritje të kostove.

Për turistët që kërkojnë diell, det, histori dhe gastronomi autentike me buxhet ekonomik, Shqipëria dhe Ballkani përfaqësojnë sot një nga alternativat më të mira turistike në Europë.

Next Post
Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

October 21, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

October 21, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In