Në 8 ditë protesta janë raportuar gjithsej 320 persona të lënduar. Në përditësim e fundit Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 192 prej tyre janë efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Mes kalimtarëve janë edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej tyre i huaj.
Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin e Traumës dhe QSUT morën trajtim 8 persona. Në Traumë u paraqitën 6 të lënduar, mes tyre një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre kalimtarë u shtruan për trajtim të mëtejshëm, ndërsa njëri iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar 9 persona të lënduar gjatë protestave. Ndërkohë, dy personat e paraqitur në QSUT morën mjekimin dhe u larguan nga spitali.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:
Në SUT janë paraqitur 6 persona:
– 1 efektiv policie
– 1 protestues
– 4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:
– 4 protestues
– 1 efektiv policie
– 1 përfaqësuese e medias
– 3 kalimtar
Në QSUT janë paraqitur 2 persona:
– 1 efektiv policie
– 1 protestues
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026 në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:
– Spitali universitar i Traumës
– QSUT
– Spitali Rajonal Durrës
– Spitali Rajonal Vlorë
– Spitali Rajonal Lezhë
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:
• 192 efektivë të Policisë së Shtetit;
• 92 protestues;
• 36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).











