• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

by A R
17/02/2026 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ceremoni solemne, homazhe për heronjtë e pavarësisë dhe thirrje për gjykimin e padrejtë që po ju bëhet në Hagë, ish luftëtarëve të UÇK, Kosova shënoi këtë të martë 18 vite pavarësi.

Në një seancë solemne në kuvend, Presidenja Vjosa Osmani tha se pavarësia e Kosovës u fitua me gjak nga ata që luftuan por nuk u nënshtruan kurrë.

Ajo theksoi se nuk do të pranojnë kurrë narrativën që barazon krimin me luftën për liri… Po ashtu kryeministri Kurti tha në fjalën e tij, se barazimi I UCK me krimet e regjimet gjenociadial të Millosheviçit është i papranueshëm. Kurti e cilësoi 18 shkurtin si ditë përkujtimi për “ata që flijuan shumëçka e gjithçka për Republikën e Kosovës“.

Në seancën solemne ishte i pranishëm edhe presidenti I Shqipërisë Bajram Begaj, i cili deklaroi se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Bajram Begaj. Mesazhe të forta në mbrojtje të ish krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë përcollën edhe përfaqësuesit e opozitës.

I pranishëm në seancën solemne ishte edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Ceremonitë përkujtimore nisën në orët e para të ditës me ngritjen e flamurit shtetëror pranë ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë në prani të krerëve më të lartë të shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ata zhvilluan edhe homazhe në varrin e presidentit historik Ibrahim Rugova, të veprimtarit Adem Demaçi dhe tek kompleksi memorial në Prekaz, për të nderuar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Next Post
“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In