• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

by A R
17/02/2026 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”- ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë është zhvendosur në Prishtinë në këtë 18-vjetor pavarësi për Kosovën. Nga Naim Frashëri e Ismail Qemali të Pjetër Bogdani apo Mbreti Gent… me Skënderben dhe Asdrenin… gjashtë kartëmonedhat dhe 7 monedhat me kurs ligjor… bashkë me ato dhjetëra-qindra të përdorura në një shekull u ekspozuan në shtetin tjetër shqipfolës.

Guvernatori i BSH Gent Sejko tha: “Në këtë rrëfim, një theks i veçantë vihet mbi fillesat e shtetit modern shqiptar. Nëntori i vitit 1912 solli Pavarësinë dhe simbolet që na bashkojnë. Kujtojmë këtu vizionin e Ismail Qemal Vlorës për krijimin e një banke qendrore shqiptare si një “qelizë bazë” për rimëkëmbjen ekonomike dhe ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar, një vizion që shërbeu si një orientim i qartë për rrugën që do të ndiqnim më pas.”

Përmes kësaj ekspozite, Banka e Shqipërisë synon që historia të mos mbetet vetëm për t’u parë, por edhe për t’u kuptuar dhe përjetuar, si një mjet edukimi dhe ndërgjegjësimi financiar. Në një kohë kur vendimmarrja financiare bëhet gjithnjë e më komplekse dhe teknologjia po transformon mënyrën e pagesave, kultura financiare dhe besimi në institucione mbeten elemente kyç të stabilitetit dhe mirëqenies shoqërore.

Guvernatori Sejko shtoi se: “Vizioni jonë i sotëm është rruga drejt Bashkimit Evropian, ku përafrimi me rregullat dhe praktikat evropiane nuk duhen kuptuar vetëm si synim politik, por edhe si përmirësim konkret në jetën e qytetarëve. Në këtë frymë, hapa si përafrimi me standardet e pagesave evropiane dhe objektiva si integrimi në SEPA janë shembuj të qartë se si “tregimi i parasë” vazhdon të shkruhet, me më shumë lehtësi, transparencë dhe siguri, me lidhje më të forta ekonomike dhe me një hap tjetër drejt bashkëjetesës nën të njëjtin qiell dhe nën të njëjtin flamur, atë të Bashkimit Evropian”.

Ekspozita shpalos rrugëtimin e parasë dhe të bankës qendrore shqiptare në tri epoka kryesore historike, të formësuara nga ndryshimet politike, zhvillimet gjeopolitike dhe ngjarjet ekonomike, nga standardi i arit dhe ekonomia e planifikuar, deri te kornizat moderne të politikës monetare të orientuara drejt stabilitetit të çmimeve.

Ahmet Ismaili, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, tha: “Në rrëfimin që do të shihni, historia e bankës qendrore dhe e monedhës shqiptare shpaloset si një udhëtim i vendit tonë në tri epoka kryesore, të formësuara nga ndryshimet politike, zhvillimet gjeopolitike dhe ngjarjet ekonomike që kanë përcaktuar fatet e Shqipërisë. Banka ka vepruar nën pothuajse të gjitha regjimet monetare: nga standardi i arit, te periudhat e kontrollit të fortë të planifikimit të centralizuar, e deri te kornizat moderne të politikës monetare me objektiv  stabilitetin e çmimeve.”

Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje” në Prishtinë realizohet falë bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës.

Next Post
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputeti i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputeti i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

November 3, 2026
Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

November 3, 2026
Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!

November 3, 2026
Aksident në Tepelenë, shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga, dy të lënduar

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një ari! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë dhe…

November 3, 2026
Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

November 3, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

November 3, 2026
Ministria e Brendshme: 26 Korrik 2023, afati i fundit i aplikimit për karta ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

November 3, 2026
Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In