• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tjetër rritje e çmimeve të ushqimeve në Gjermani/ Ministri kërkon heqjen e TVSH-së për frutat dhe perimet: S’ka arritur ende në…

by Java News
27/06/2022 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir pret vazhdimin e rritjes së çmimeve për artikujt ushqimorë në Gjermani e kërkon lehtësime të tjera. Paralajmërohet nga një krizë akute e mungesës së artikujve ushqimorë në botë.

Sipas vlerësimit të ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë nuk e ka arritur akoma pikën më të lartë të saj. Priten çmime edhe më të larta në të ardhmen. Özdemir kërkon lehtësime të tjera për familjet me të ardhura të vogla. Sërish ai ka përmendur si masë të mundshme heqjen e tvsh-së për frutat dhe perimet. “Mendoj se do të ishte një gjë e mirë, sepse shpenzimet e konsumit ushqimor përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve tek më të varfrit dhe ky do të ishte edhe një kontribut për t’u ushqyer më mirë.”

Debati për heqjen e tvsh-së vazhdon prej disa javësh në Gjermani. Këtë e kanë kërkuar edhe shoqatat sociale, si VdK dhe Qendra Federale e Konsumatorëve, që veç frutave dhe perimeve kërkojnë që taksa mbi vlerën e shtuar të hiqet edhe për qumështin dhe legumet. Ministri gjerman i Bujqësisë e ka shprehur disa herë mbështetjen për një hap të tillë. Por në një intervistë për gazetën gjermane “Tagesspiegel” ai shprehu dyshime, nëse kjo ide mund të mbështetej nga partnerët në koalicionin qeveritar gjerman.

Deutschland Berlin | Internationale Konferenz zur Ernährungssicherheit | Blinken & BaerbockBaerbock dhe Blinken

Një faktor i rritjes së çmimeve janë kostot e shtuara për fermerët gjermanë, si për shembull plehu i shtrenjtë apo çmimet më të larta të energjisë. Kosto të tilla pjesërisht ata ia kalojnë konsumatorit. Për të vepruar kundër këtij trendi, Bundestagu ka miratuar kornizën ligjore për mbështetjen e fermerëve në rast krize. Për këtë janë planifikuar 180 milionë euro që do të paguhet më së voni tek fermerët deri në fund të shtatorit.

Siguria ushqimore globale

Lufta në Ukrainë ka ashpërsuar edhe sigurinë e furnizimit me ushqime në botë dhe ka krijuar uri në vendet e varfra. Në konferencën ndërkombëtare të thirrur nga qeveria gjermane, “Së bashku për sigurinë ushqimore globale” në Berlin ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock paralajmëroi për një krizë akute të mungesës së artikujve ushqimorë. Kjo është një gjendje “që po ngrihet para nesh si një dallgë me rrezik jete”, tha Baerbock. Narrativi rus se shkak për krizën janë sanksionet e perëndimit është thjesht “fake news”. Qeveria në Moskë, mban përgjegjësinë e vetme për këtë, tha Baerbock. Pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se SHBA e Gjermania duan të bëjnë më shumë së bashku kundër krizës ushqimore që kërcënon botën pas luftës në Ukrainë. “Mesazhi ynë si G7 është i qartë. Ne nuk do të lejojmë që lufta e agresionit rus ta zhysë botën në zi buke.”

Deutschland Cem Özdemir
Cem Özdemir

Problem kryesor mbetet bllokimi i eksporteve të drithit nga Ukraina. Ministri gjerman i Bujqësisë, Özdemir paralajmëroi se duhet të gjenden “alternativa afatgjata dhe të afta” për transportimin e drithit nga Ukraina përmes Detit të Zi. Për sa kohë që Rusia paraqitet si agresore, “për kaq kohë Ukraina nuk mund të mbështetet edhe në rast paqeje, tek transportimi i drithit të saj përmes Detit të Zi. Eksporti i drithit është një “detyrë globale”, tha Özdemiri që kërkon edhe angazhimin e SHBA, BE dhe ekonomisë. /DW

Next Post
Vrasja e 42-vjeçarit në Greqi nga shqiptarët që i ngacmuan të dashurën/ Policia arreston 2 persona

Vrasja e 42-vjeçarit në Greqi nga shqiptarët që i ngacmuan të dashurën/ Policia arreston 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In