Nga Eduard Zaloshnja
Nga analiza statistikore e të dhënave të një sondazhi rigoroz që drejtova në terrenin e Tiranës urbane, rezultoi se korrelacioni më i fortë statistikor i mënyrës së votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare lidhej me vendlindjen e babait të të anketuarve.
Rreth 23% e të anketuarve deklaruan se babai u kishte lindur nëShqipërinë e Veriut, rreth 43% në Shqipërinë e Mesme, dhe rreth 34% në Shqipërinë e jugut. Këta të fundit e kishin 2.4 herë më tëlartë probabilitetin e votimit vjet për PS-në, krahasuar me tëatyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Veriut, dhe 1.2 herë më të lartë se të atyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Mesme. Pothuaj gjysma e atyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Jugut votuan vjet për PS-në (shihni tabelën e mëposhtme).












