Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë natës, vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi për një sulm “masiv”.
Sipas autoriteteve ukrainase, gjashtë nga viktimat ishin anëtarë të një familjeje në rajonin e Kryvyi Rih, pasi një raketë ruse Iskander-M goditi drejtpërdrejt banesën e tyre në fshatin Novopiliya.
Kreu i administratës ushtarake të Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul, bëri të ditur se mes viktimave ishin dy vajza, 5 dhe 12 vjeç, si dhe katër të rritur. Tetë persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dy fëmijë, 6 dhe 15 vjeç.
Në Kiev, autoritetet konfirmuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve si pasojë e sulmeve. Ndërsa në rrethin Brovary, në periferi të kryeqytetit, u plagosën pesë persona, përfshirë një fëmijë dhe dy gra.
Një tjetër viktimë u regjistrua në Poltava, ku një sulm me dron goditi zyrat e një kompanie private. Ndërkohë, në Lviv të Ukrainës perëndimore, të paktën pesë persona u plagosën, ndërsa autoritetet lokale raportuan se disa persona mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur.
Sulmet vijnë vetëm disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të ndërmarrë një sulm të ri në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Russians have just bombed an apartment building in Ukraine’s city Kryvyi Rih.
Children are trapped under rubble. pic.twitter.com/dTIJPRAd8n
— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) July 29, 2026











