• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti/ Po premtimet zakonisht nuk mbahen!

by Ben Andoni
06/12/2019 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duket se kryeministri Rama sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë po kthjellohet de facto për situatën dhe të ardhmen e saj. Gjuha e komunikimit të tij në këto momente është objekt studimi dhe hulumtimi, pasi duket se zhdërvjelltësia për të kaluar situata e tregon realisht përballë një sfide të papërballueshme, që po e kalon me një komunikim aspak normal. Hokat, batutat dhe sulmi ku nuk kursehet askush e tregon gati më të frikësuar se cilido tjetër politikan për këtë situatë, por ndërkohë ka nxjerrë personalitetin e tij, që mundohet të përfitojë në çdo gjë për karizmën e tij. Dhe, kjo duket normale për një politikan në pozitën e tij, përveç faktit që me sa duket ai nuk do ta përmirësojë kurrë: Të qënit i dëgjuar dhe i përulur! Shqipëria edhe pa tërmetin ishte e gjunjëzuar, kurse me goditjen e fundit është e rrënuar: fizikisht, shpirtërisht, moralisht. Fjalët e Ramës janë shpesh më shumë se të lodhshme.

“Së paku 10 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mbi 6500 banesa janë dëmtuar”, cilësoi në orët e fundit Juergen Hoegl nga Organizata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës. Ndërkohë që shefja e emergjencave, Voda flet për 558 pallate, që kanë marrë dëmtime të rënda, nga të cilat: 35 në Durrës, 461 në Tiranë, 56 në Lezhë, 4 në Kukës, 1 në Dibër dhe 1 në Elbasan. Ende nuk është mbyllur procesi i vlerësimit ndërkohë që të gjithë janë në një ankth të jashtëzakonshëm. Ata që janë pa shtëpi, për të ardhmen; ata që kanë dëmtime për mundësinë që të banojnë ende aty dhe kështu me radhë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është duke u përpjekur të shfrytëzojë të gjithë kanalet e mundshme ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe takimet e detyrueshme, siç ishte ai NATO-s në Londër për të apeluar për ndihma. I vetmi moment inkurajues ka qenë premtimi i presidentit Erdogan, që ndërkohë ka ndërmarrë aksion konkret për ngritjen e 500 banesave.

Të tjerët po flasin për ndihma, japin realisht ndihma, kudo sheh numra llogarie dhe fund-raiser porse sot e kësaj dite është e vështirë të flitet për një të ardhme disi të qartë dhe riparime dëmesh. Supet e Shqipërisë kanë rënë në tokë dhe me kalimin e kohës do të shikohet sesa e vështirë do të jetë kur të vij e përditshmja dhe premtimeve t’u pritet afati. Veçse premtimi nuk ka afat, ka vetëm vullnet. Dhe, me ato që kemi parë deri më sot, vullneti kalon në kalenda, pasi bota është e mbushur me halle.

Realisht, një pyetje po i mpin realisht shqiptarët: Çfarë do të bëhet nëse nuk do mbahen dot premtimet? Nëse konferenca e donatorëve nuk do gjenerojë rezultatin e pritur, apo shteti shqiptar të mos di t’i kanalizojë si duhet riparimet? A mund të kthehen premtimet në makth?! Deri më tani është vërtetë makth dhe këtë e di kushdo shqiptar, që jeton në vend, përveç njerëzve që na japin premtimet dhe po na mbulojnë me to. Ka ardhur koha, që realisht Edi Rama dhe shpura e tij të jenë sa më pak në ekrane dhe ta zbusin këtë tollovi me shembullin e tyre. Ky do të ishte lehtësimi i parë jo i vogël i njerëzve, sepse zakonisht premtimet megjithë dëshirën e mirë zakonisht nuk mbahen. Të paktën, Rama e di më mirë se kushdo ndaj e përmend shpesh rastin e pasojave të tërmeteve në Itali. (Javanews)

 

Next Post
Dëmshpërblimi i banesave/ Kush ishte propozimi i Bashës që Rama e miratoi në mbledhjen e qeverisë

Dëmshpërblimi i banesave/ Kush ishte propozimi i Bashës që Rama e miratoi në mbledhjen e qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In