• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmshpërblimi i banesave/ Kush ishte propozimi i Bashës që Rama e miratoi në mbledhjen e qeverisë

by Java News
06/12/2019 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nuk ka një ulje në tavolinë për të përballuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, siç ka propozuar kryeministri Rama, duket se një koordinim në distancë me opozitën është vënë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në shumë inspektime që ka bërë në zonat e prekura nga tërmeti, ka kërkuar nga qeveria që të bëhet një vlerësim i shpejtë i banesave, kryesisht në fshatra, dhe qeveria t’u japë para’ në dorë banorëve, që të nisin rindërtimin e banesave të dëmtuar.

Basha jo në pak raste ka thënë se do këmbëngulë që ky propozim i tij të miratohet sa më parë.

“Do insistojmë të vijnë njerëzit të vlerësojnë banesat, se pas vlerësimit të banesave vjen vlerësimi i dëmit. E treta do insistojmë që dëmi të vij dhe ta dëmshpërblejnë financiarisht. T’i japin çdo familje lekët në dorë që të rindërtojnë shtëpinë. E rëndësishme është që të vijnë të vlerësojnë për njëherë dëmin edhe t’ju sjellin lekët që të rregulloni shtëpitë. Ku është propozimi ynë”, tha Basha me banorët e Ishmit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të hartohet sa më shpejtë një plan, që banorëve që u është prishur banesa, kryesisht atyre në zonat rurale, t’u jepet në dorë një shumë prej 20 mln lekë të vjetra, që të fillojnë të rindërtojnë vetë banesat e tyre.

Kreu i qeverisë siguroi po ashtu, se rindërtimi nga banorët do të bëhet nën monitorimin e rreptë të ekspertëve, në mënyrë që punimet të jenë cilësore.

“Te bëjmë gati planin për shtëpitë individuale, për pallatet 100% është barra e qeverisë dhe kompanitë të mëdha, për ato individuale duhet bërë harta e veprimit që të ndajmë me organizatat solidare, që tu japim hartën zonën, numrin që procesi të nisë.

Familje në fshat që duan të rindërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, faktikisht me një financim në 20 mln lekë të vjetra mesatarisht ata janë gati që ta bëjnë vetë se fitojnë kohë dhe nuk presin që të vijë dikush, por kuptohet me supervizionim që të garantojë gjithë parametrat”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Këngëtari u kap mat me tjetrën, ja reagimi i bashkëshortes

Këngëtari u kap mat me tjetrën, ja reagimi i bashkëshortes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

October 6, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

“Nuk duam një tjetër rast Orban”- Zbulohet paketa e re e zgjerimit, anëtarët e rinj të BE do të përballen me periudhë prove 15 vite! Kos: Ja masat mbrojtëse

October 6, 2026
Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

October 6, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

October 6, 2026
Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

October 6, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com