Komisionerja Marta Kos, në fjalën e saj, sot nga Brukseli (6 tetor), u shpreh se katër vende janë pararojë drejt integrimit, bëhet fjalë Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Gjithashtu nënvizoi se Shqipëria tashmë ka bërë hapa përpara drejt Bashkimit Evropian.
“Propozojmë për shtetet e reja anëtare mos të kenë shqetësime sa i përket përplasjeve bilaterale në të ardhmen. Impakti i zgjerimit të politikave të BE në shumicën e fushave politike mund të akomodohen për zgjerimin, Ka fusha për të cilat na duhet të bashkëpunojmë për Ukrainën. Anëtarësimi i Ukrainës nuk duhet të ketë efekt negativ për fermerët Europianë. Ne identifikuar katër shtete të para, Mali i Zi, Shqipëria, Moldiva dhe Ukraina. Kemi parë rrugë të hapura thelbësore të këtyre shteteve. Duhet që të mbajnë progresin dhe të përparojnë në hapat e ardhshëm. Kjo do na japë mundësi që të kemi pranueshmërinë e rrugës së përparimit. Nuk do të ketë rrugë të shkurtra. Por shpresojmë që ky komunikimit të jetë nisja se si të përgatisim për një Europë më të fortë”, tha ajo.
Komisionerja shpjegoi edhe procedurat lehtësuese për zgjerimin dhe integrimin gradual të miratuar për këto vende, përfshi dhe Shqipërinë.
“Komisioni Europian në mënyrë procedurale duam të japim hartën e rrugëve për shtetet më të avancuara. Do të përgatisim hapat e ardhshëm për zgjerimin gradual të anëtarësimit dhe do çojmë para një qasje të re që do e prezantojmë në fund të tetorit. Kufirin e mbrojtjes do e aplikojmë për herë të parë më ma të Zi. Zgjerimi sot është i mundshëm por ka hapësira që duhet të adresojmë. Idetë do t’i çojmë përpara dhe do të veprojmë për të bërë një Bashkim Evropian më të fortë”, tha ajo.











