• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

by Ylli Pata
06/10/2026 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gjuha toksike e flamingove që u vu re ndaj Portokallisë dhe gazetarit Bled Mane, duket se është një reagim “spontan” i “bazës” së protestuesve, por në realitet nuk është ashtu.

Kemi të bëjmë me një strategji politike të qartë, të zgjedhur nga elementët politikë të flamingove.

Sulmi i aktivistes së Arlind Qorit ndaj Erion Braçes dhe i Arian Konomit për llogari të Adriatik Lapajt kundër Erion Braçes për të fituar pikë në garën e mundshme të tyre për bashkinë e Tiranës, duket se është një fiksim i palëvizshëm.

Por thënë të drejtën nuk e kanë vetëm këta politikan të rinj këtë fiksim se të polarizosh fiton konsensus, e kanë shumë të tjerë.

Edhe në PD-në që është parti e madhe plasi moda e madhe që të bëhen më radikalë se doktori për të marrë popullaritet. Madje e bënë edhe ata që kanë qenë kritikë të doktorit. Madje edhe Nard Ndoka tentoi të bëhej më radikal për të marrë konsensus, ndërkohë që dikur kishte pasur jo pak rezultate si politikan i qetë, me humor dhe pragmatik.

Është shumë e vërtetë që sot në epokën e rrjeteve sociale, duke u treguar radikal fiton ndjekës, por kjo nuk ka treguar se të sjell vota.

Dashamir Shehi, një politikan mjaft me përvojë dhe inteligjencë i së djathtës, praktikoi ca vite që të paraqitet radikal në qëndrimet e veta, pasi e ka që kjo sillte popullaritet në rrjet.

Por ky popullaritet nuk u përkthye në vota, kur ai u paraqit në zgjedhje. Dhe kjo ka një logjikë të thjeshtë. Dash Shehi nuk ka qenë asnjëherë një politikan polarizues dhe radikal, ai ka qenë një personazh që ka përdorur logjikën e moderacionin.

Popullaritetin elektoral që e ka marrë në ditët më të mira të tij, e ka tërhequr nga ai që quhet elektorati gri, e jo nga radikalët që adhurojnë Sali Berishën.

Ndërkaq revolucioni i flamingove erdhi si një lëvizje tronditëse, rrëzuese kur nisi. Por fakti është se ajo nuk ishte asnjë ditë një lëvizje kundër Edi Ramës. Pasi Edi Rama është në mandatin e katërt, e nëse do të vijë një lëvizje, duhet të dalë një sfidues i tij politik për të fituar zgjedhjet, që ndoshta në këtë termin nuk është shumë e vështirë.

Revolucioni i Flamingove ishte një lëvizje anti-Trump, duke e përdorur Shqipërinë, e Edi Rama u bë një digë politike për ta bllokuar atë lëvizje. Për këtë Rama ka marrë koston e tij të qarqeve të mëdha politike, por në fund të fundit politika ka kosto, e Rama në këtë rast nuk është në fillimet e tij.

Problemi është tjetër, pasi diskursi radikal, ekstremist e toksik që përdoret për të rrëzuar një qeveri, është një cikël që ka ligjësitë e veta.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një diskurs që po kthehet në politik. E nga kjo nuk përfitojnë asnjë nga grupet e tjera opozitare, përveç Sali Berishës. Pasi ai është “master shefi” i kësaj strategjie. Në zgjedhjet e 2025, të tjerët, pra partitë e vogla morën vota se ishin alternativa të politikës së doktorit. Paraqitje si kopja e tij është e kotë, njerëzit e kanë origjinalin.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

“Nuk duam një tjetër rast Orban”- Zbulohet paketa e re e zgjerimit, anëtarët e rinj të BE do të përballen me periudhë prove 15 vite! Kos: Ja masat mbrojtëse

October 6, 2026
Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

October 6, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

October 6, 2026
Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

October 6, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com