Këto janë pamjet spektakolare që vijnë nga Pogradeci ku temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica në zonën përreth liqenit.
Një furgon dhe një varkë pranë bregut të liqenit kanë ngrirë tërësisht. Tavolinat dhe karriget e lokalit pranë liqenit janë gjithashtu të ngrira.
Temperaturat e ulëta janë si pasojë e të ftohtit siberian që ka mbërthyer vendin gjatë kësaj jave. Kjo klimë do të zgjasë deri ditën e premte, kur temperaturat do të pësojnë një rritje.
/a.r