• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të studiosh në qytetin e Kafkës, Kunderës…

by
08/06/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Praga ka njërin nga universitetet më të vjetra në botë dhe të parin në Evropën Qendrore. Universiteti i Karlit është themeluar në vitin 1348. Përfshin 17 fakultete, tre institute dhe gjashtë qendra të tjera të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Dorina Mulla ndjek studimet në Fakultetin Filozofik, dega e Ballkanistikës. Është 20 vjeçe dhe vjen nga qyteti i Pejës. Dorina nuk flet mirë shqip, por ka zgjedhur rajonin e Shqipërisë, si degë specializimi, për të përvetësuar gjuhën.

“Nuk flas mirë shqip, jam rritur në Pragë. Para dy vjetësh, kam nisur të punoj si përkthyese për organizatën ‘People in need’ dhe aty e kam vërejtur se më duhet shumë gjuha standarde shqipe”, thotë Dorina, teksa tregon motivet që e kanë shtyrë për të zgjedhur drejtimin në fjalë.

Këtë vit akademik, nuk ka pasur shumë të inetersuar në Pragë për gjuhën shqipe, por përbërja e vetëm katër studentëve në këtë drejtim është interesante.

“Një është serbe, dy janë çekë dhe unë jam e Kosovës”, tregon Dorina.

Janë rreth gjysmë milioni studentë të huaj që studiojnë në gjashtë universitete dhe kolegje publike dhe 45 private të Republikës Çeke. Praga njihet për jetën e pasur studentore, për Bibliotekën Kombëtare Klementinum me mbi 7 milionë tituj dhe për shkrimtarë të mëdhenj si Franz Kafka, Milan Kundera dhe Karel Capek.

Studentët ndërkombëtarë, sidomos, vlerësojnë koston e ulët të jetesës, përfshirë ushqimin dhe transportin publik, pastaj pasurinë kulturore dhe aktivitetet e ndryshme që organizojnë universitetet.

Birra çeke, e njohur botërisht, është një tjetër kënaqësi për studentët në kohë argëtimi.

Valëza Mjeku vjen nga Prishtina. Ajo studion në Universitetin Metropolitan të Pragës, dega Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane. Valëza ka dy vjet që jeton në Pragë. Thotë se fillimin e ka pasur të vështirë, porse me kalimin e kohës dhe me ndihmën e njerëzve që e rrethojnë, e ka tejkaluar këtë sfidë.

Valëza ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë dhe është pak kritike ndaj sistemit mësimor atje, kur e krahason me mënyrën e mësimit në Pragë.

“Nuk kam qenë e mësuar me sistemet online, nuk u kemi dërguar kurrë emaile profesorëve për të marrë vesh notën e provimit. Kur flas me shoqet, e shoh se mënyra e ligjërimit këtu është goxha ndryshe, më lehtë”, thotë Valëza.

Ajo është e impresionuar me atmosferën që ofron qyteti dhe me mënyrën e qetë dhe të relaksuar të jetës.

“Do të doja shumë që moshatarët e mi, shoqëria ime që jeton në Prishtinë, të vinte këtu, të shohë se nuk është gjithçka të pish një makiato në një kafiteri në Prishtinë, sepse mund të përjetosh gjëra të ndryshme, shumë më të bukura”, thotë Valëza, e cila po ashtu pëlqen çiklizmin dhe kohën e lirë e kalon shpesh me biçikletën e saj në parqet e qytetit.

Thuhet se ditët studentore janë ndër më të bukurat që ofron jeta.

Praga, për Dorinën dhe Valëzën, është një qytet fantastik, me shumë mundësi dhe kulturë. Fakultetet, sipas tyre, janë moderne dhe të organizuara mirë. Ato kanë pasur rastin të njohin studentë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë sllovenë, amerikanë, vjetnamezë e të tjerë.

Koha e lirë nuk vjen shumë shpesh për to, andaj përpiqen ta shfytëzojnë maksimalisht, qoftë me një udhëtim të shkurtër në qytetet pranë Pragës, qoftë në kinema apo teatër, apo thjesht për reflektim.

Studentët çekë janë të njohur për mosbesim ndaj politikanëve, marrë parasysh kohën e gjatë që ka kaluar Çekia nën komunizëm dhe vesin e korrupsionit, por, siç ka thënë Nelson Mandela, “Arsimi është arma më e fuqishme, të cilën mund ta përdorësh për të ndryshuar botën”. REL

Next Post

Përdhunoi të miturën në makinë, arrestohet 25 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

October 7, 2026
Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

October 7, 2026
U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

October 7, 2026
SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

October 7, 2026
Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

October 7, 2026
Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani -

Tensione gjeopolitike në Gjermani, ekstremi i AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Ukrainës!

October 7, 2026
NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

October 7, 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com