Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së sotme (7 tetor) në fshatin Bulgarec të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 18-vjeçar.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e Korçës, ku është nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ndodhet dhe drejtuesi i mjetit.











