• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

by A. Q
07/10/2026 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në deklaratën e tyre magjistratët theksojnë se ende pas një viti, i ndjeri, Astrit Kalaj nuk e ka marrë statusin “Dëshmor i Kombit”.

Deklarata e plotë:

“Një vit pa gjyqtarin Astrit Kalaja. Një vit pa përgjigje. Më 6 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri ndërsa ishte në ushtrim të detyrës së tij. U vra në sallën e gjyqit, aty siguria duhet të garantohet më shumë se kudo tjetër. Në këtë përvjetor, ne, magjistratët e Shqipërisë, përkulemi para kujtimit të tij dhe qëndrojmë pranë familjes së tij. Por përkujtimi dhe solidariteti nuk mjafton. Një vit pas vrasjes, organet shtetërore ende nuk i kanë njohur gjyqtarit Astrit Kalaja statusin “Dëshmor i Atdheut”, që i takon një gjyqtari të vrarë në detyrë. Procedurat vazhdojnë të zvarriten, duke i detyruar familjarët që t’i drejtohen gjykatës.

Për fëmijët e tij, njëri prej të cilëve i mitur, nuk është parashikuar asnjë trajtim i posaçëm institucional. Kërkesat e magjistratëve për masa që do ta lehtësonin sadopak dhimbjen e tyre kanë mbetur gjithashtu pa përgjigje. Edhe siguria ka mbetur në vend. Një vit pas vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit, gjykatat dhe prokuroritë nuk kanë ende një strukturë policore të posaçme. Nuk ka mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar. Nuk ka një kuadër ligjor të ri për sigurinë e institucioneve të drejtësisë. Nga autoritetet kompetente mungon ende një reagim konkret dhe i qëndrueshëm. Nëse një gjyqtar nuk është i sigurt në sallën e gjyqit, sa i sigurt është qytetari që hyn në të? Sulmi ndaj gjyqtarit Kalaja ishte sulm ndaj gjithë sistemit të drejtësisë, ndaj gjykatës që vendos, por edhe ndaj qytetarit që kërkon drejtësi.

Magjistratët e njohin nga afër këtë rrezik. Ata përballen çdo ditë me çështje për krime të rënda, krim të organizuar dhe korrupsion, dhe shpesh bëhen, bashkë me familjet e tyre, objekt kërcënimesh e presionesh. Kujtimi i gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të mbetet vetëm homazh. Nderi dhe dinjiteti i shtetit shqiptar kërkojnë veprim. Prandaj, u kërkojmë institucioneve shtetërore që, pa asnjë vonesë tjetër, të njohin statusin “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, t’i garantojnë familjes dhe fëmijëve të tij një trajtim institucional dinjitoz, të krijojnë një strukturë të posaçme policore për sigurinë e gjykatave dhe të prokurorive, të ngrenë një mekanizëm efektiv për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar e të familjeve të tyre, si dhe të miratojnë një kuadër ligjor gjithëpërfshirës për sigurinë e institucioneve të drejtësisë.

Siguria e magjistratit nuk është privilegj. Është garanci për çdo qytetar që kërkon një drejtësi pa frikë dhe pa presion. Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar. I paharruar qoftë kujtimi i gjyqtarit Astrit Kalaja! Unioni i Gjyqtarëve Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”.

Next Post
Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com