• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

by Mero Baze
07/10/2026 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më 7 tetor se do të ndërpresë menjëherë bashkëpunimin me këshilltarët Chris LaCivita dhe James Blair nëse angazhimet e tyre për klientë të tjerë krijojnë konflikt interesi.

Reagimi erdhi pas raportimit të The New York Times se të dy kishin ofruar këshillim për çështje zgjedhore në Republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinës, ku pushtetin e kontrollon partia e Milorad Dodikut. Sipas raportimit, klienti formal ishte qeveria e këtij entiteti dhe secili kishte marrë qindra mijëra dollarë përmes një firme avokatie në Uashington.

Trump deklaroi se LaCivita dhe Blair janë konsulentë të jashtëm, të lirë të punojnë për të tjerë, por shtoi se do të kërkojë informacion për klientët e tyre për të vlerësuar konfliktet e mundshme të interesit.

Paralajmërimi i Trumpit ngre pikëpyetje edhe për angazhimin e LaCivitës me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, dhe për ndërthurjen e interesave të klientëve të tij me ndikimin pranë presidentit amerikan.

Në fushatën elektorale të vitit 2025, LaCivita u kontraktua nga Berisha me një kontratë dyvjeçare me firmën Continental Strategy, ku përfshiheshin dhe përpjekjet për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Berishës. Përveç kësaj kontrate, angazhimi i tij në fushatën e Berishës është raportuar edhe veçmas.

Shpenzimet janë ende të padeklaruara. Vetë Berisha ka pranuar se një ish-elektricist nga “Valbona” ka paguar 6 milionë dollarë në New York për heqjen e sanksioneve, por që arriti vetëm t’i siguronte një “vizë me një hyrje”, pa i prekur sanksionet “non grata”, të cilat janë ende në fuqi.

Ambasadori i ri i SHBA-së, që sapo ka ardhur në Tiranë, ruajti standardin e personave nën sanksione, duke mos e thirrur atë në pritjen e Ambasadës së SHBA-së dhe duke ftuar politikanë të tjerë nga PD-ja.

Rasti i Berishës për LaCivitën është më i rëndë se ai i Dodikut. Me Dodikun, i cili ka qenë nën sanksione nga Departamenti i Thesarit, ekziston mundësia e heqjes së sanksioneve dhe LaCivita e arriti duke bërë një marrëveshje për largimin e tij formal nga politika.

Me Sali Berishën, LaCivita është në konflikt direkt, pasi ai është një politikan aktiv dhe fushata elektorale, e cila u bë në emër të presidentit Trump, bie tërësisht ndesh dhe krijon konflikt interesi me punën e tij si lobist. Ai përdori në fushatë detaje personale nga stafi i presidentit Trump, siç ishte rasti qesharak i urimit nga Shkodra për shefen e stafit të presidentit Trump, apo duke botuar fotografi te dera e Air One, a thua se po hipte për të folur për Sali Berishën.

Në këto kushte, ai që mori së paku 6 milionë dollarë për t’i rregulluar punët Berishës në Uashington ka shumë shanse t’i prishë punë vetes, duke u përjashtuar nga lista e afërt e këshilltarëve të Trumpit për konflikt interesi, pasi ka mashtruar një klient në Shqipëri, duke u shtirur sikur po blen presidentin Trump për t’i hequr atij sanksionet “non grata”.

Nuk di në ka ndonjë pikë në kontratë për t’i kthyer paratë në rast se nuk ia hiqnin sanksionet “non grata”, por edhe sikur të jetë, tani LaCivita mund t’i kërkojë dëmshpërblim Berishës, se mund ta lërë pa punë fare në Uashington.

Next Post
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

October 7, 2026
U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

October 7, 2026
SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

October 7, 2026
Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

October 7, 2026
Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani -

Tensione gjeopolitike në Gjermani, ekstremi i AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Ukrainës!

October 7, 2026
NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

October 7, 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com