• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

by Frrok Çupi
15/01/2026 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ai qe një burrë i shkurtër dhe trashaluq. Ose dukej më i shkurtër për shkak se ndodhej i vetmi i ngritur mes militantëve të ulur. Ndoshta gjysmën e gjatësisë ia kishin  ngrënë.

-Më dëgjo këtu, zoti Berisha!, nisi fjalën ai burri para se të zotëronte mikrofonin.

I drejtohej shefit të tij si të ishin duke kositur barin së bashku.

Ngjarja ndodhi në Lezhë, para dy ditësh, por ai dukej se vinte nga periferitë e ‘livadhit’.

“Dëgjomë mua!”- tha prapë. “Ke ba gabim me gjithë ata dollarë që ia dhe amerikanit për të të heq non- gratën!. Ma mirë t’i kishte shpërndarë dollarët në 1000 burra dhe këta ta rrethonin qeverinë e ta hiqnin qafe!”

Burri i kolm nuk mundi të thoshte se mes 1000 donte të ishte edhe ky vetë.

Por i lëshoi një stuhi terrorizmi në fytyrë doktorit.

“Ti, bre burrë duhet me i qit fare këta!’

‘Me i qit fare!’, ka kuptimin me i shfaros të gjithë.

Militanti i PD në konferencën e Lezhës i ledhatoi plagën e vjetër Berishës. Ky e ka provuar më parë ‘t’i qesë fare’ opozitarët, gazetarët, aktivistët kombëtarë, protestuesit, gërdecarët, vlonjatët, cërrikasit, dhe popull të thjeshtë që kërkonte paratë e veta. Por nuk ia doli.

Megjithatë propozimi i militantit ia përkëdheli sedrën Sali Berishës. I hodhi një shikim si nën vetull, buzëqeshi dhe shkroi në letër “të mbledhim 1000 burra, si dikur 400 luftëtarë në Mamuras’.

E kanë mbushur dunjanë me mashtrim.

Mirëpo Saliu kapi vetëm entuziazmin e ‘terrorit me 1000 burra’. Nuk kapi ironinë e burrit të kolm në Lezhë. Ironia e tij, nëse ishte ironi apo pasion, qe tragjike. Ai donte t’i thoshte kryetarit të PD se nuk mund ta rrëzoni Ramën. Mund ta rrëzoni vetëm me një kusht. Kushti është ky:

“Ju e rrëzoni Ramën vetëm nëse i shfarosni të gjithë!”

Militanti, edhe pse periferik, e ka marrë vesh se qeveria përfaqëson shumicë absolute të popullsisë.

Po t’u hysh këtyre si në vitet e errëta të PD, i bie që t’i palosësh të gjithë dhe të marrësh pushtetin. Kaq e thjeshtë është. Ndryshe nuk ka mundësi.

Ose do të kishte ide me dobi nëse ishin një muaj para zgjedhjeve dhe kryetari u mburrej se ‘do të marrin shumicën’.

Por as kjo nuk ndodh. Sepse zgjedhjet sapo mbaruan dhe i dhanë Ramës 83 deputetë. Si për t’i thënë populli ‘ja ku e ke kapitalin e votës, por mos lë të na bezdisin as të na kthejnë në gropën ku na kishin”.

Ose mund të kishin këta aq vota në Parlament sa Rama të kishte vetëm 69.

As kjo s’ka lidhje…

Atëherë si u rrëzoka qeveria dhe merr pushtetin Salia, natën pa hënë?

Janë mllefur politikanë idiotë, të korruptuar, gangsterë, budallenj, pseudo- gazetarë, mbledhur ‘gjithë qelbësirat’… Dhe mashtrojnë njëri tjetrin. Por besojnë edhe se e përhapin mashtrimin në popull.

Gjithë fusha e veprimit të PD që nga ‘shfarosi të gjithë’ e deri në orët e fundit, është një mashtrim i madh, një paturpësi, një paradë ‘më mirë gënje kot se rri kot!’.

Akti i fundit ishte prapë ‘goditje’ për të rrëzuar qeverinë.

Krerët në PD u ngrefosën me punën e vizave për në SHBA. Shpikën urdhrin e presidentit amerikan. Pastaj iu sulën qeverisë: “Pse i ndaloni njerëzit të shkojnë në emigracion’.

Deri në atë moment, që është i fundit, nuk ishin marrë vesh me vetveten:

“Morë, more zotëri vetvetja!, po deri mbrëmë nuk lamë gjë pa thënë pse qeverisa lë njerëzit të shkojnë në emigracion!!?”. Duhej të mbetej fusha bosh, sipas predikimit në partinë e Lezhës.

Sot e kishin me ‘rrëzimin përmes shfarosjes’.

 

 

Next Post
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com