Përmbytjet e shkaktuar nga lumi Jangce, si pasojë e reshjeve të dendura në Kinë, ka shkaktuar vdekjen apo zhdukjen e të paktën 112 personave gjatë këtyre ditëve, njoftoi sot një media shtetërore, që ngre edhe shqetësimin për afrimin e një tajfuni në lindje të vendit.
”Rreth 16 milionë persona janë prekur nga shirat e rrëmbyer”, tha gazeta ”Xin Jingbao” (Beijing News), që citonte Ministrinë e Çështjeve Civile.
”Ujërat e liqenit Taihu, jo larg metropolit Shangai, janë në nivelin më të lartë që nga viti 1954”, shtoi ajo.
Rrjetet sociale lokale kanë shpërndarë pamje të frikshme nga përmbytjet. (java / r.a)