• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të hënën në Kuvend edhe deputetët e Berishës, tre skenarët se ç’do të ndodhë me PD

by A R
14/01/2022 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën pritet të jenë në Kuvend të gjithë deputetët, edhe demokratët e dy kampeve të Bashës dhe Berishës për shkak të nisjes së sesionit të ri dhe fjalës që do të mbajë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.

Po çfarë parashikon regullorja e parlamentit?

Në çdo sesion parlamentar Partitë kanë të drejtën për të ringrupuar apo bërë ndryshime në grupet e tyre parlamentare.

Ekzistojnë tre skenare sa i takon PD dhe përçarjes së krijuar mes deputetëve mbështetës të Bashës dhe të Berishës, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.

Skenari i pari Basha të çojë ndryshime të grupit parlamentar madje dhe ndryshime të emrave të drejtuesve të komisioneve që janë në dorë të PD-së, dhe anëtarëve të komisioneve të tjerë.

Skenari i dytë: Nëse aleatët do të mbajnë anë sa i takon zotit Berisha apo Basha. Ku do të grupohen apo do të ringrupohen në një grup tjetër parlamentar më vete, jashtë PD-së

Skenari tre: Berisha të ngrejë një grup të vetin parlamentar me mbi 7 deputetë, siç e përcakton regullorja.

Por rregullorja nuk përcakton nëse deputetët që përjashtohen nga grupi parlamentar mund të krijojë një grup parlamentar.

Nga 42 deputetë të PD-së ata që janë kundër Bashës dhe që janë shprehur hapur pro Berishës janë 15 deputetë.

Kanë shpëtuar nga penalizimet deputetët që ishin krah Berishës por nuk kanë qenë as në Komision e Rithemelimit e as aktivë në organizimin e protestës së 8 janarit.

Nuk është marrë asnjë masë për deputetët: Sorina Koti, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi.

Ndërkohë që Tomor Alizoti ka shprehur kritika dhe qëndrimin kundër edhe për Bashën dhe për Berishën.

/Ora/ a.r

Next Post
Bardhiii

"Nuk ka pasur sulm nga brenda selisë, por akte vetëmbrojtjeje. Nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com