• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Nuk ka pasur sulm nga brenda selisë, por akte vetëmbrojtjeje. Nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm”

by A R
14/01/2022 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjitshëm, Gazment Bardhi, shkoi në Prokurorinë e Tiranës këtë të premte për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 Janarit. Ai u shpreh se asnjë person brenda selisë nuk ka sulmuar, por ka pasur vetëm akte vetëmbrojtjeje.

“Kam dhënë deklarime për çdo çështje që jam pyetur nga organi i Prokurorisë. Nuk ka pasur sulm nga asnjë person nga brenda selisë. Ka pasur akte vetëmbrojtje për të ndaluar protestuesit e dhunshëm që të futen në ambientet ku po zhvillohej mbledhje në katin e dytë. Për këtë episod kam dhënë shpjegimet e mia në prokurori”.

Bardhi u shpreh ndër të tjera se brenda selisë nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm.

“Kam dhënë shpjegime të plota në këtë çështje. Kam rikonfirmuar atë që prokurorët kanë qenë dëshmitarë bashkë me mua që çdo person që ka qenë brenda selisë qendrore të PD i është nënshtruar kontrollit fizik, sikundër çdo ambient i selisë i është nënshtruar kontrollit dhe këqyrjes nga ana e prokurorisë dhe ripohoj përpara opinionit publik atë që prokuroria pohoi gjatë caktimit të masave. Asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet e brendshme të selisë së PD”.

Bardhi i ktheu përgjigje akuzave të Berishës se Basha rrethohet me fondamentalistë.

“Nuk ka asgjë serioze në atë akuzë. Është qesharake, është mashtrim si çdo gjë e thënë për fat të keq nga zoti Berisha gjatë këtyre ditëve”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD u shpreh se policia ka reaguar me 40 minuta vonesë që nga njoftimi i parë në protestë.

/a.r

Next Post
“Arritje e jashtëzakonshme në luftën kundër ndotjes” – i gjithë deti Mesdhe shpallet zonë kontrolli për emetimet e oksideve të squfurit nga anijet

"Arritje e jashtëzakonshme në luftën kundër ndotjes" - i gjithë deti Mesdhe shpallet zonë kontrolli për emetimet e oksideve të squfurit nga anijet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com