• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria po tkurret në popullsi me ritmet më të larta në Europë

by A R
22/05/2026 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024 që përfaqëson shkallën bruto të migrimit neto, duke dëshmuar që vendi po kalon një tkurrje të pashembullt në kohë paqeje.

Kjo shifër do të thotë se vetëm brenda vitit 2024, Shqipëria ka humbur rreth 29,000 banorë si pasojë e emigrimit. Krahasimi me Bashkimin Europian është tronditës.

Mesatarja e BE-së për këtë tregues lëviz në shifra pozitive, rreth +5.2 për 1,000 banorë, çka do të thotë se në të njëjtin vit në BE janë shtuar më shumë se 5 veta për 1000 persona. Ndërsa Europa po rritet dhe po pasurohet me kapital njerëzor, Shqipëria po shërben ende se eksportues neto që po humbet krahun e punës.

Edhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria mbetet në zonën më të nxehtë të krizës. Ndërkohë që vende si Serbia shfaqin një qëndrueshmëri më të lartë në raport me migrimin neto, Shqipëria po pëson goditjen më të forta.

Ky fenomen po e shtyn vendin drejt një udhëkryqi të rrezikshëm demografik. Ndryshe nga dekadat e kaluara, kur rritja natyrore, lindjet e balanconin disi emigrimin, sot Shqipëria po goditet nga dy anët, lindshmëria ka rënë në nivele historike, ndërsa ikja e të rinjve vazhdon me ritme të larta.

Në Europë, migrimi neto pozitiv po ndihmon shtetet të përballojnë plakjen, por në Shqipëri, shifra negative po përshpejton tkurrjen dhe plakjen e vendit. Në ketë mënyre Shqipëria po humbet çdo vit popullsinë e një qyteti mesatar si Lezha apo Kavaja.

Vendi ynë po përjeton atë që vendet e Europës Qendrore dhe Lindore arritën ta ndalnin vite më parë. Nëse shohim tabelën vendet si Polonia, Hungaria, Sllovenia dhe shtetet Balltike (Estonia, Lituania) po tregojnë një trend krejtësisht të kundërt.

Për shembull, Estonia dhe Lituania, të cilat dikur kishin norma emigrimi të ngjashme me Shqipërinë, sot shënojnë migrim neto pozitiv. Estonia ka arritur të thithë jo vetëm profesionistë të huaj përmes digjitalizimit, por edhe të rikthejë qytetarët e saj, duke e kthyer shifrën nga negative në një rritje prej +2 deri në +4 për 1,000 banorë.

Ndryshimi është mbresëlënës edhe në Poloni dhe Hungari. Këto vende përdorën një strategji të dyfishtë që Shqipëria ende nuk po e aplikon me efikasitet, rritjen agresive të pagave për të frenuar largimin dhe politika të forta mbështetëse për familjet e reja për të përmirësuar ndryshimin natyror.

Polonia, nga një vend që furnizonte Europën Perëndimore me krah pune, sot është kthyer në një magnet rajonal.

Ndërsa ne humbasim 1.2% të popullsisë çdo vit vetëm nga ky tregues, këto vende po e rrisin popullsinë e tyre rezidente, duke krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe një treg pune më të sigurt.

Edhe brenda rajonit tonë, modeli i Kroacisë është domethënës. Pas anëtarësimit në BE, Kroacia pësoi një goditje të fortë emigrimi, por vitet e fundit po sheh një trend stabilizimi dhe kthimi të fuqisë punëtore, falë integrimit të plotë dhe investimeve në infrastrukturë e teknologji.

Shqipëria, ndërkohë, mbetet peng i emigrimit që nuk po ndalet, ndërsa vendet e ish-Lindjes e përdorën emigrimin si një fazë kalimtare drejt zhvillimit, te ne ky fenomen po kthehet në një gjendje kronike. Shifra -12.1 është prova që, ndryshe nga fqinjët tanë në lindje, ne ende nuk kemi krijuar arsyet për t’u kthyer.

Polonia dhe Rumania arritën ta kthenin trendin duke u bërë qendra industriale dhe teknologjike, por Shqipëria e orientuar tek turizmi nuk mund ta mbajë popullsinë në vend. Ekspertët pohojnë se Shqipëria duhet të mësojë nga shkolla e Lindjes, pasi emigrimi mund të mposhtet, por vetëm duke e bërë vendin të jetueshëm për ata që ikin./Monitor.al

Next Post
Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com