• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

by A R
22/05/2026 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një reagim në rrjetet sociale sot në 22 maj, ka reaguar për shqiptarin Baki Goxhaj, që ndodhej në flotiljen “Global Sumud” e u ndalua nga Izraeli.

Hoxha shprehet se shqiptari Goxhaj tashmë është rrugë për në atdhe.

Në reagim, ministri shprehet se strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim edhe me instuticione të tjera, kanë ndjekur çështjen pa ndërprerje, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Izraelit.

Ministri nënvizon se Shërbimi i Jashtëm demonstroi dhe njëherë se gjendet pranë shtetasve të saj në çdo kohë e rrethanë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në  atdhe.

Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

#Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.

Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.

Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.

Next Post
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi, astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin për 12 shenjat e zodiakut

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    Ky minstri e ka lexuar,ne lajme te ndryshme,qe kane dhene,televizjonet jashte Shqiperise,se te marrurit penge,nga kriminelte e izraelit.Mbas presionit te malle,qe be nga shume vende,penge marrsit izrajlite,u detyruan te lirojne.Tani me pa turpesine,me te madhe thote,po kthehet drejte vendit,sikur ishte merita e tije.Jo,jo merita eshte,e vendeve tjera,qe kane shpirte e dinjitet,te mbrojne shtetasit e tyre,nga dhuna e tortura qe be dhunuesit izrajlite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com