• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të dua, ti e di”/ Prapaskenat e dronit, si ish-velina u ‘detyrua’ nga fansat e këngëtarit të…

by
12/02/2023 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kejvina dhe Luizi e nisën “Big Brother Vip” si dy miq të mirë, por shpejt situata mes të dyve u tensionua.

Madje, deri në atë pikë shkoi kjo marrëdhënie, ku Kejvina e goditi me shuplakë Luizin, duke sjellë edhe skualifikimin e saj nga loja. Që pas daljes së saj, Kejvina është zhdukur nga ekrani, ku ndryshe nga ish-banorët e tjerë nuk është ftuar në asnjë emision, madje as edhe në prime.

Por vetë modelja reagoi pak ditë më parë në lidhje me situatën dhe duhet thënë se nuk dukej aspak e penduar.

“Jeta vazhdon…, edhe nëse vdesim! Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht nuk jam penduar, kurrsesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm, as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”! Në fakt, shpulla ime mbështolli me mjegull ‘rrenën’ e shekullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!

Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që t’u kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes sime, janë vetëm ata, Fansat!”, përfundon Kejvina.

Por nga ky moment shumë gjëra kanë ndryshuar, duke sjellë edhe një kthesë të fortë për modelen. Vetëm pak ditë më parë, një dron u pa në shtëpinë e “Big Brother”.

“Unë të dua dhe ti e di”, droni me këtë mbishkrim dhe me foton e Luizit dhe Kejvinës i dërguar mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” për Luiz Ejllin, ishte nga Kejvina Kthella.

Këtë e ka konfirmuar vetë motra e modeles, Dorisa Kthella, me anë të disa postimeve në “Instagram”.

“Fluturimi i parë arriti me sukses”, ka shkruar ajo krahas imazhit të dronit. Por çfarë bëri që Kejvina të ndryshonte mendim?

Që pas daljes së saj, modelja është ndeshur me komente dhe shumë kritika nga fansat e Luizit. Madje, ka pasur edhe probleme me “Instagram”-in e saj, duke ia mbyllur faqen.

Gjithashtu, në rrjetet sociale që nga dalja e saj ka nisur një fushatë përbaltëse ndaj modeles, duke e atakuar në jetën e saj private. Duket se kjo situata ‘ka detyruar’ Kejvinën që të pajtohet me Luizin.

E duket qenë se këngëtari po vijon lojën i mbyllur, Kejvina ka zgjedhur që paqen ta vendosë publikisht duke i dërguar një dron. Ky gjest ka qetësuar disi fansat e shumtë të Luizit, që duhet thënë e kanë reduktuar ndjeshëm fushatën kundër modeles në rrjetet sociale.

Kujtojmë se natën që Kejvina la shtëpinë, situata u tensionua së tepërmi mes tyre. Vetë konkurrentja reagoi e indinjuar edhe ndaj produksionit.

“Kishte dhunë verbale dhe psikologjike nga ana e Luizit. Unë nuk po justifikoj veprimin tim, sepse nuk është diçka për t’u bërë, por përpara aktit tim, djali në fjalë më ka dhunuar psikologjikisht dhe verbalisht. Çfarë donte ai? Donte këtë? Njeriu në fjalë ka ndikuar që ditët e para që kemi ardhur, ka marrë vëmendjen për këto gjera. Nuk është bërë asgjë për veprimet që ka bërë. Iki që këtu me kokën lart”, kanë qenë fjalët e Kejvinës pas komunikimit të vendimit.

Duke ironizuar produksionin, Kejvina la shtëpinë duke thënë “Faleminderit”, si dhe “Kështu respektohen femrat në Shqipëri”.

Por, teksa nga të gjithë pritej prania e saj në studio, modelja mungoi, duke shtuar dyshimin për një konflikti edhe pas kamerave. E në fakt situata ka qenë disi e tensionuar, pasi modelja, pasi ka lënë shtëpinë, ka vijuar me akuzat drejtuar produksionit, për faktin se ishte vetëm ajo e penalizuara dhe jo Luizi.

Autorët kanë tentuar ta qetësojnë përpara se ta ngjisin në skenë, por situata nuk ka ndryshuar pas disa ndërhyrjesh. Në këto kushte, autorët kanë vendosur në momentet e fundit të anulojnë praninë e saj në studio.

Duket se këto përplasje kanë bërë që banorja mos të ishte prezente në spektakël, duke rrezikuar që të njëjta deklarata të forta t’i bënte edhe përpara kamerave. Në momentet e fundit është anuluar prania e saj në studio, derisa situata të qetësohej. Edhe regjisori i “Big Brother Vip”, Eduart Grishaj, foli rreth mungesës së Kejvinës në studio.

“Nuk erdhi në studio se ishte e ngarkuar, por kemi folur, tani është mirë dhe do të vijë”, u shpreh Grishaj. Por, teksa pritej që modelja të ishte prezente në spektakël për të rrëfyer versionin e saj të historisë, duket se tensionet kanë vijuar, duke përjashtuar përfundimisht Kejvinën nga mundësia për të qenë në studio për të folur rreth asaj çfarë ndodhi.

Tashmë që modelja ka bërë disa hapa pas, duke i thënë publikisht Luizit që e ka përzemër, me gjasa ajo do të rikthehet në studio, duke treguar historinë e saj, por këtë herë pa akuza, duke rikonfirmuar edhe live edhe miqësinë me Luizin, tashmë të rindërtuar në distancë.

/e.d

 

Next Post
Plaçkitën dhe grabitën viktimat e tërmetit në Turqi, të paktën 98 persona të arrestuar

Plaçkitën dhe grabitën viktimat e tërmetit në Turqi, të paktën 98 persona të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

September 2, 2026
SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

September 2, 2026
Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

September 2, 2026
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

September 2, 2026
EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

September 2, 2026
Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

September 2, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Katastrofa në Nepal dhe Tibet, nxirren të gjallë një javë pas përmbytjeve 119 persona, rreth 4 mijë të tjerë ende të zhdukur

September 2, 2026
Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

September 2, 2026
Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

September 2, 2026
Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com