• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet kibernetike, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë, ja kush merr pjesë

by A R
10/10/2022 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, pasi mori postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë,kreu i shtetit, Bajram Begaj, do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus do të jetë çështja për sulmet kibernetike nga Irani. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe të tjerë.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet, për shkak të këtij sulmi. Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj aleatit të NATO-s dhe thanë se kishin arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Irani. Kongresmenët amerikanë në SHBA kanë dorëzuar një rezolutë që dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë dhe kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet.

Po çfarë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Ligji për Drejtimin e Forcave të Armatosura përcakton se “Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore”. Këshilli i sigurisë nuk merr vendime, por ndihmon Presidentin në detyrat e tij kushtetuese.

Cilët janë anëtarët e Këshillit?
Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra: i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë.

Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ligji i jep të drejtën Presidentit të  “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

/a.r

Next Post
Lufta për naftë, pse shteti me rezervat më të mëdha në botë mbahet ‘kyçur’?

Lufta për naftë, pse shteti me rezervat më të mëdha në botë mbahet ‘kyçur’?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com