• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

by A R
09/10/2026 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur këtë të enjte procedurën e prokurimit për projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë drejtpërdrejt autostradën Thumanë-Kashar me Unazën e Madhe të Tiranës, duke anashkaluar Kamzën. Fondi limit për këtë procedurë është 138.6 milionë lekë, ose rreth 1.4 milionë euro. Tenderi ka si objekt “Studim Projektim Ndërtim rruga Hyrje veriore e cila anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut, drejtpërdrejt me unazën e re të Tiranës”.

Sipas termave të referencës të publikuara nga ARRSH, aksi i ri parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 17 kilometrash, duke nisur në pjesën jugore të nyjës së Rinasit, pranë autostradës Thumanë-Kashar, dhe duke përfunduar në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e Paskuqanit.

Gjurma e rrugës do të kalojë në territorin e Bashkisë Kamëz, përmes zonave të Valiasit dhe Zallherrit, për të vijuar drejt Paskuqanit. Ajo do të ndërpresë rrugën ekzistuese Kamëz-Fushë Krujë dhe do të kalojë pranë Repartit Ushtarak të Zallherrit dhe depos së ujit, përpara se të lidhet me Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Segmenti do të jetë një rrugë tërësisht e re, e klasifikuar si rrugë ndërurbane kryesore. Projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis autostradës Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, dhe Unazës së Tiranës, e cila lidhet më tej me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Korridorin VIII.

Sipas dokumenteve, qëllimi është lehtësimi i qarkullimit nga veriu drejt kryeqytetit, duke shmangur kalimin përmes qendrës së Kamzës dhe duke përmirësuar lidhjen me rrjetin kryesor rrugor të Tiranës.

Në fazën e projektimit, konsulenti do të duhet të shqyrtojë të paktën dy variante të gjurmës, përfshirë një alternativë që shfrytëzon pjesërisht rrugët ekzistuese. Për secilin variant do të përgatiten vlerësimet teknike dhe ekonomike, përpara përzgjedhjes së zgjidhjes përfundimtare.

Projekti do të përfshijë gjithashtu studimin e nyjeve lidhëse në nivel ose disnivel, rrugëve dytësore, mbikalimeve për këmbësorët dhe veprave të tjera të nevojshme të infrastrukturës. Një pjesë e dokumentacionit do t’i kushtohet edhe identifikimit të pronave dhe objekteve që mund të preken nga ndërtimi, si dhe përgatitjes së dokumentacionit për shpronësimet. Pas miratimit të projektidesë nga Këshilli Teknik i ARRSH-së, do të hartohet projekti i detajuar i zbatimit, së bashku me preventivin përfundimtar të ndërtimit. Financimi i projektit është parashikuar në programin buxhetor të transportit rrugor për periudhën 2026-2028. /Monitor.al/

Next Post
Të shtëna me armë në Gjermani, vriten dy zyrtarë! Arrestohet pas disa orësh autori -

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten dy zyrtarë! Arrestohet pas disa orësh autori -

Comments 2

  1. Bruno says:
    21 hours ago

    Edhe ne kyte tender coni lubine e k/hajdutit,ajo eshte kamikazia e e tije,vjelle me shume se gjysmen e ktije tenderi.Ateher vazhdojne prrallat e e neteve te gjata te dimrit e volli se volli.Skane kurrajon te arrestojne ase lubin sado miliona qe tevjedhin,a per k/hajdutin zbehet fjale,se do kete kushe guximin ta arrestojne.

    Reply
  2. Zeno says:
    16 hours ago

    Pirdh o Brun bjond,
    Si gjithmonë,
    Horr e vagabond,
    Turirin, si mi haleje,
    Që fshihesh,
    N’vrimë teneqeje,
    Si gjithmonë,
    Teveqel,
    Ngopesh me hithra,
    Ngopesh ndër qenefe,
    Jetën po ngrys,
    Krejt Si lypsqar,
    Krejt si i thonë,
    Vari k…….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com