• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta për naftë, pse shteti me rezervat më të mëdha në botë mbahet ‘kyçur’?

by A R
10/10/2022 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Venezuela – shteti me rezervat më të mëdha të naftës në glob mund t’i jepte botës një dorë të konsiderueshme në këtë kohë krize – por prej vitesh ai qëndron i “kyçur” diku në një cep të Atlantikut mes sanksioneve dhe kolapsit ekonomik. Dikush i mban çelësat që mund ta rikthejnë atë në lojë – dhe i jep ato vetëm me një kusht.

Nga fillimi i viteve 2010, gabimet ekonomike të qeverisë së Hugo Chavez si dhe shpenzimet ekstravagante të qeverisë së tij u bënë të paqëndrueshme – duke e dërguar ekonominë venezueliane drejt recesionit dhe një shifre rekord inflacioni prej plot 800%.

Këto së bashku me një sërë sanksionesh ‘vrastare’ nga Shtetet e Bashkuara krijuan kushtet perfekte për kolapsin e një shteti jashtëzakonisht të pasur në resurse natyrore.

Por mesa duket, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rrugën e duhur për ta përqafuar sërish Venezuelën.

Kryeministri aktual, Nikolas Maduro papritur mund të kthehet në njeriun që mund të ndihmojë Uashingtonin në këtë periudhë vështirësie e cila ka lëkundur të gjithë globin.

Shtetet e Bashkuara tani po kërkojnë të çlirojnë naftën venezueliane dhe për ta bërë këtë ata janë të gatshëm të ulin sanksionet kundër kombit latin.

Por administrata Biden nuk po kërkon ekzaktësisht të ndihmojë botën, me këtë lëvizje. Të paktën ende jo.

Kur të lirohet, nafta venezueliane do të përdoret pothuajse tërësisht nga Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja me Venezuelën është e kushtëzuar prej kësaj, por edhe nga lejimi i zgjedhjeve të lira nga qeveria Maduro në vitin 2024.

Në këmbim jo vetëm që qeveria amerikane do të lejojë që nafta venzueliane të rikthehet në tregje, por ajo gjithashtu do të çlirojë disa asete shtetërore të Venezuelës të ngrira në bankat amerikane.

Por çfarë e solli Venezuelën deri këtu?

Në vitet 1990, Venezuela prodhonte më shumë se 3.2 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë dhe në vitet 2000, ky shtet u bë një nga eksportuesit kryesorë të naftës në Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht, Venezuela po eksporton rreth 450,000 fuçi naftë.

Me ndihmën e SHBA-së, vendi mund ta dyfishojë lehtësisht këtë numër.

Gjigandi i naftës së Amerikës së Jugut ka rezervat më të mëdha të naftës së papërpunuar në botë, të llogaritura në rreth 18.2 % të fuçive të naftës në botë në vitin 2016.

Kriza ekonomike e viteve të fundit erdhi sigurisht si rezultat i papërgjegjshmërisë së qeverive vendase, por edhe si pasojë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara që u vendosën ndaj tregtisë së naftës venezueliane, e cila më parë siguronte rreth 96% të të ardhurave të vendit.

Dhe ndërsa prodhimi aktual është i ulët për shkak të sanksioneve, Maduro ka deklaruar se vendi mund të rrisë me shpejtësi prodhimin e tij me disa qindra mijëra fuçi nafte në ditë.

Shumë kanë pyetur prej muajsh, nëse sanksionet ndaj Venezuelës duhet të lehtësohen për të zvogëluar barrën e Evropës dhe Amerikës së Veriut për shkak të humbjes së furnizimeve me naftën ruse.

Megjithatë, lidhja e ngushtë politike e Venezuelës me Kubën, Kinën dhe Rusinë thuhet se ka bërë që shumë njerëz të jenë më skeptikë ndaj këtij opsioni.

A ja vlejtën sanksionet kundër Venezuelës?

Analistë të shumtë kanë pyetur prej vitesh nëse sanksionet e vendosura ndaj naftës venezueliane kanë funksionuar ndonjëherë.

Ish-ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet e hemisferës perëndimore, Kimberly Breier, është një nga zërat kritikë, e cila sugjeron se sanksionet u miratuan me një vlerësim të ulët të pasojave ose ndikimit të mundshëm te qytetarët venezuelianë.

Ajo thotë se, “Nuk kishte absolutisht asnjë provë” se sanksioni i naftës do të sillte largimin e Maduros dhe megjithatë Bolton “krijoi pritshmërinë se disi kjo do të ndodhte në mënyrë magjike”.

Kjo ka çuar në një rënie masive ekonomike në vend, një mungesë të rëndë karburanti dhe kushte të këqija jetese për venezuelianët, thotë ajo.

Pra, një kombinim i dyshimeve se këto sanksione mund të mos kenë qenë kurrë funksionale, një mungesë globale e furnizimeve me naftë dhe gatishmëria e Maduros për të rifilluar operacionet e prodhimit naftës në vend, mundet shumë shpejt të ndryshojnë lojën për Venezuelën.

Vetëm se, të gjithë këtë e ka në dorë Amerika. Dhe të paktën deri tani, duket se ajo nuk dëshiron ta ndajë Venezuelën me askënd tjetër.

/a.r

Next Post
‘Provën e tradhtisë ia la në kuzhinë’, gruaja tregon si i kërkoi divorcin bashkëshortit

‘Provën e tradhtisë ia la në kuzhinë’, gruaja tregon si i kërkoi divorcin bashkëshortit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

October 9, 2026
Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

October 9, 2026
Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

October 9, 2026
Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com