Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, përballë gazetarëve në studion e “Opinion”, ka folur mbi qëndrimin e qeverisë për protestat dhe investimin e planifikuar për në Zvërnec.
Balla tha se protestat u nxitën qëllimisht nga vendet armiqësore me Shqipërinë, kryesisht Irani duke pasqyruar në rrjete sociale harta fallco të Zvërnecit e duke nxitur idenë e strehimit në atë zonë të emigrantëve palestinezë.
Por interes kundër këtij investimi që parashikohet të kapë shifrën e 4 miliardë dollarëve, janë dhe fqinjët, thotë Balla, për shkak të prekjes së interesave në fushën e turizmit.
Ka ndonjë dyshim që të paktën Irani ka qenë prezent me sulme kibernetike? Gjithmonë, sa herë ka pasur një gjë që lidhet me Shqipërinë, unë besoj që Rusia ka qenë e interesuar për të dëmtuar. Të gjitha këto vende jo miqësore kanë qenë të përfshira në rastin në fjalë”, tha Balla.
Ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të PS, tha se qeveria është e bindur për të vijuar me ndërtimin në Zvërnec, por zhvillimi është ende në fazat paraprake dhe se ende nuk ka një zyrtarizim të formës sesi do të procedohet më tej.











