• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK, pas ‘floririt të Metës’ mbyll dosjen e Berishës dhe Bodes që shitën HEC-et para largimit nga pushteti! Prokurori: S’ka korrupsion

by Java News
29/05/2023 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbylljes nga prokuroja Manjola Kajana së dosjes së vjedhjes së thesarit të shtetit në vitin 1997 dhe në fund të vitit 1999, me të kallëzuar Ilir Meta dhe Sali Berisha, SPAK refuzon të nisë hetimet për një tjetër dosje, atë të privatizimit abuziv të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, kur Sali Berisha u largua nga pushteti. Vendimi është marrë nga prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, me argumentin se disa fakte penale të pretenduara nuk ekzistojnë, ndërsa për disa fakte të tjera ka pasur një hetim nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2016, e cila ka vendosur mosfillim të procedimit penal.

Pikërisht sepse prokuroria e vitit 2016 mbyllte dosjet grabitjes së pasurive publike dhe të korrupsionit në nivele të larta, u ngrit SPAK-u. Drejtësia e vjetër ka mbyllur disa herë edhe dosjes e Gërdecit, 21 Janarit, CEZ etj., por SPAK ka gjetur mekanizma për rinisur hetimet, me qëllim për të identifikuar përgjegjësit. Sotir Kllapi është prokurori, i cili bashkë me ish kreun e SPAK-ut Abren Kraja, kanë në dorë edhe dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për lobim me para të padeklaruara në SHBA si dhe për shërbime estetike, shpenzime gjithashtu të padeklaruara.

Të kallëzuar për shitjen e hidrocentraleve ishin ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Ekonomisë Ilir Meta, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministri i Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtori i KESH Engjëll Zeqo. Në kallëzimin penal të referuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, pas një investigimi të publikuar në Shqiptarja.com, thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit, kompanisë Kurum, pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro.

Me një manovër institucionale, për privatizimin u shmang ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 ka një paragraf ku shkruhet: “…Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Kjo pikë nuk lejonte shkëputjen nga KESH për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre.

Për të realizuar qëllimin, institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parashikohej në kuadrin ligjor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik. Fillimisht shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik (Neni 4.1), VKM nr. 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi, bënë vendime qeverie (VKM nr. 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik, duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendimmarrësit i referoheshin këtij ligji.

Por, prokurori i SPAK-ut nuk mendon kështu. Sipas tij, në procesin e privatizimit të hidrocentraleve, një pasuri publike e shitur nga Berisha dhe Bode pak ditë para largimit nga pushteti me votë, nuk ka vepër penale. Vendimi i Sotir Kllapit është ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, e cila do të vendosë nëse SPAK duhet apo jo të nisë hetimet. Si do që të jetë vendimi i shkallës së parë, palët mund t’i drejtohen Apelit dhe më pas Gjykatës Lartë, madje edhe Kushtetueses./shqiptarja.com

Next Post
Tregimi i Kadri Roshit dhe turpi që nxjerr cullak klasën tonë politike!

Tregimi i Kadri Roshit dhe turpi që nxjerr cullak klasën tonë politike!

Comments 1

  1. Vranakonti says:
    3 years ago

    Bobo cfare poshtersie. Vjedhi te paret e shtetit,hajdut te medhenj dh SPAKU thot nuk perbene veper penale. Duhet nje proteste e dhunsheme para institucionevr te drejtesise.

    Reply

Leave a Reply to Vranakonti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In